Dark Mode Light Mode

Nënshkruhet protokolli mes Shkupit dhe Sofjes! Varheleyi: Hapët rrugën për nisjen e negociatave

Pas votimit të propozimit francez dje në parlamentin maqedonas, Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, nënshkruan protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit.

Pas hedhjes së hapit të dytë ka reaguar komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i cili e ka përshëndetur Protokollin Bilateral të nënshkruar duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Ceriu dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE.

Advertisement

Nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë vjen pas miratimit të suksesshëm në Kuvend dhe Qeveri të propozimit të presidencës franceze për zhbllokim të negociatave.

Propozimi francez u miratua me 68 vota të pro të maxhorancës, ndërsa opozita maqedonase u largua nga Parlamenti para se të niste votimi.

Me miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të propozimit francez, pritet që javën e ardhshme të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + six =

Previous Post

Komisioni refuzon kandidaten për doktorante të Oksfordit, e punëson gruan e deputetit të VV’së në UP

Next Post

Zgjedhjet e brendshme në LVV, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën

Advertisement