Presidenti i klubit francez, Paris Saint-Germain ka folur për Marca për Botërorin në Katar dhe ka bërë të qartë që investimet në klub do të vazhdojnë

Nasser Al-Khelaifi ka lënë zyrën e tij në shesin Emile Zola në Boulogne të Parisit për t’u zhvendosur në Doha gjatë Botërorit të Katarit si njëri prej ambasadorëve me më ndikim të vendit të tij që jeton jashtë tij. Si qytetar i Katarit, ai ka folur për Marcën për kritikat që vinë nga Perëndimi për organizimin historik të kësaj ngjarje në vendin e tij. Ai është president i PSG me një zemër të hapur: mbron vendin e tij dhe popullin e tij, të ardhmen e PSG dhe Mbappen, flet për Super Ligën dhe mundësinë që ai të largohet nga Parku i Princave për projektin e tij të quajtur Padel Project.

Si është për Katarin të jetë nikoqir i Botërorit?

Është e mahnitshme që Katari ka organizuar për herë të parë Botërorin në këtë rajon. Ai ka bashkuar tërë rajonin, duke bashkuar kultura dhe gjuhë të ndryshme, mosha dhe religjione të ndryshme. Në ditët e fundit, maroku dhe Belgjika, Tunizia dhe Arabia Saudite dhe Kombëtare nga tërë bota po luajnë aty – atmosferë e çmendur. Pasiononte. Aq pasiononte për sportin, për ambienteve, stadiumeve, tifozëve, është fantastike. Të gjithë këta njerëz këtu jam shumë krenar që bota është në Katar. Po ashtu për familjet, nuk ka asnjë ambient armiqësorë në turme apo probleme me tifozë sikurse kam parë në Europë – është një atmosferë e ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse ku të gjithë po festojnë së bashku.

Mendoni se ky është një vizion që nuk është realitet në Katar, për shkak se ne gjithmonë dëgjojmë gjëra të ndryshme për këtë vend?

Ne nuk jemi perfekt, ne bëjmë gabime – si të gjithë. Por, ne jemi zhvilluar si komb dhe shoqëri më shpejt se të gjithë të tjerët. Ajo që me zhgënjen është se njerëzit flasin për Katarin pa qenë kurrë në Katar. Nuk e kuptoj. Ata duhet të vinë këtu dhe ta shohin vet këtë gjë – njerëzit, kulturën, ambientin, vlerat, përulësinë që ne kemi këtu, gjithçka. Të gjithë njerëzit e katarit janë aq krenar dhe aq të nderuar që presin botën: ata kanë hapur shtëpitë e tyre, zemrat e tyre, kjo është kultura e jonë, kjo është tradita e jonë, kjo është ajo çfarë janë gatuar njerëzit e Katarit. Është në ADN-në tonë për të pritur njerëzit, për të hapur zemrat tonë dhe shtëpitë për të gjithë. Është një kulturë ndryshe nga Europa ku në disa vende nuk është normale ta ftoni dikë në shtëpinë tuaj pa e njohur atë – por këtu dera e jonë është gjithmonë e hapur. Gjatë këtij Botërori kam parë njerëz që kanë hapur edhe shtëpitë e tyre, për të takuar shokë të ri, për ta ndarë ushqimin e tyre me ta. Ky është populli i Katarit dhe ata janë krenar me këtë gjë.

Si katarian, a ke dëgjuar për respektimin e të drejtave të njeriut në Katar?

Do ta them përsëri, ne nuk jemi perfekt. Si gjithë të tjerët, gabime janë bërë. Por, ne jemi njerëzit të mirë, ne jemi njerëz të mirë, ne presim njerëzit, ne kujdesemi për njerëzit. Mbajeni në mend, ne jemi një komb i vogël, prandaj miqësia është e rëndësishme për ne. Po ashtu, mendoj që ka pasur probleme me parë me Botëror të tjerë dhe ngjarje të tilla të mëdha, por  në këtë rast gjërat janë shikuar në mënyrë jo propercionale. Por, ne do t’i ruajmë gjërat e mira për vete dhe do t’i shohim gjërat më pozitivisht.

Për t’ju dhënë kontesktin se çfarë do të thotë kjo për rajonin dhe njerëzit tonë, unë nuk jam involvuar në organizimin e Botërorit, nuk kam të bëjë asgjë me këtë organizim – por si çdo njeri në Katar sot, ata ndihen se janë duke e organizuar atë për tërë botën! Fëmijët, gratë, burrat, të gjithë njerëzit, gjenerata e re dhe e vjetër, të gjithë katarianët dhe jo katarianët janë duke u përpjekur që gara të këtë sukses. Është në ADN-në tonë dhe kulturën tonë.

Kënd e favorizoni për ta fituar Botërorin?

Natyrisht i mbështesë futbollistët e mijë të PSG-së, 100 për qind, natyrisht së pari Kombëtaren time të eliminuar Katarin. Por, mendoj që do të këtë edhe disa befasi – natyrisht Brazili, pastaj do të rikthehet Argjentina – pastaj kemi Spanjën dhe definitivisht Portugalinë, Francën që janë skuadra të fuqishme; Gjermania nëse do të kualifikohet do të jetë e rrezikshme. Spanja, kombëtarja e Spanjës edhe pse janë të rinj luajnë së bashku dhe janë skuadër shumë e mirë.

Ka thashetheme në Francë që porsa të përfundojë Botërori në Katar, tregimi do të përfundojë me PSG. Ky do të jetë fundi. A është e vërtetë apo vetëm thashetheme?

Po me bëni të qeshni, nuk e di a duhet t’i përgjigjem kësaj pyetje të jem i saktë, për shkak se është një shaka që ju e dini. Është vetëm fillimi në QSI dhe PSG dhe të gjithë jemi të kyçur në të.

Ne jemi gati për të hyrë në fazën dy me një rritje të mahnitshme. Është kapitulli më i mahnitshëm që do të hyjë PSG dhe grupi i jonë.

Parc de France, ku jeni tani? A do të largoheni, po mendoni të largoheni, keni një marrëveshje me këshillin?

Opsioni i jonë i parë është të qëndrojmë, por mendoj që këshilli i qytetit nuk dëshiron që ne të rrimë. Ata po na largojnë. Për pesë vite ne kemi diskutuar me ta. Çdo herë ka premtime të rreme – sot, nesër, këto zgjedhje, zgjedhjet e ardhshme, ne jemi lodhur nga kjo. Ne kemi nevojë për një zgjidhje të duhur. Absolutisht me pëlqen Parc des Princes, është historia e jonë dhe e respektoj më shumë se gjithçka tjetër dhe qëndrimi aty gjithmonë ka qenë opsioni numër 1. Por, mendoj që ata nuk na dëshirojnë aty. Rreth 80 milionë euro janë investuar në stadium nga xhepi i jonë, por ai nuk është stadiumi i jonë, kush tjetër do ta bënte këtë? Ne e dëshirojmë një stadium si të gjitha klubet tjera – ne kemi nevojë për të rritur të ardhurat tonë, të kemi një stadium më të mirë për tifozët tonë: dhe më shumë tifozë do të vinin nëse ne do ua lehtësonim këtë. Këshilli i qytetit mendojnë që ne po bëjmë humor, por ne nuk po bëjmë dhe jemi shumë serioz për të gjitha opsionet. Ne jemi duke kërkuar opsione tjera për shkak se mendojmë që ne nuk jemi të mirëpritur në Parkun e Princave më. Ata po luajnë me ne. 5 vite ne jemi lodhur nga ta.

Do të këtë investitor të ri në PSG? A po largohet Mbappe?

Ne kemi një investitor të interesuar për klubin tonë, e cila gjë është fantastike. Ata dëshirojnë të kenë aksione të vogla në klub dhe ne jemi të interesuar të bisedojmë me ta shumë hapur. Në këtë diskutime, vlera e klubit tonë është mbi katër miliard – ky nuk është qëllimi, është vlera e tij në treg. Është fantastike. Ne kemi ndërtuar një brend dhe nga një biznes nga themeli dhe tani po shohim rezultatet e punës sonë. Mbajeni në mend, ky është vetëm fillimi i një projekti tonë afatgjatë dhe ambicioz.

Sa i përket Mbappes, çdo muaj, çdo javë, çdo ditë përgjigjëm për këtë – ai është me kontratë të rinovuar dhe të gjithë jemi të lumtur. Skuadra nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë tërë këtij sezoni dhe ne kemi shitur tërë biletat në kapacitet të plot për 100 ndeshje rreth.

Si po ecën iniciativa e juaj Premier Padel?

Është fantastike – ajo çfarë ne kemi arritur për më shumë se një vit është mrekulli. Turneu po shkon çdo kund – futbollistët janë në qendër të gjithë kësaj. Ne kemi partner serioz që shikojnë për të investuar në të dhe të na bashkohen ne. Ngjarjet që kemi organizuar në Madrid, Romë, Katar, Argjentinë dhe tani në Meksikë – si dhe vende të tjera – janë ngjarje të nivelit botëror. Padel është një pasion i madh i imi dhe ne po e ndërtojmë atë në mënyrë speciale.

Një fjalë e fundit për Super Ligën dhe vendimin më 15 dhjetor?

Të jem i sinqertë, ndihem i trishtuar për ta për shkak se ata e kanë dëshmuar herë pas here se nuk e kuptojnë futbollin dhe ekosistemin rreth tij. Futbolli nuk është një kontratë ligjore, është një kontratë sociale. Kur tifozët protestojnë në rrugë për këtë dhe kur nuk lansohet e ashtuquajtura Super Ligë dhe dështon, ata nuk brohorasin më për angazhimet ligjore. Futbolli është një lidhje mes klubeve dhe futbollistëve, në mes futbollistëve dhe tifozëve, në mes të tifozëve dhe komunitetit. Kjo nuk ndryshon kurrë.

SHPËRNDAJE