“Manovrimet  dhe përpjekjet e Dacicit dhe Halimit për prishjen e koalicionit në  Bujanoc do të jenë të pasuksesshme. Prishja e këtij kualicioni, jo që do të stabilizonte, por do te destablizonte edhe më situatën dhe do të përqante edhe më shumë shqiptarët në Bujano dhe Luginë të Preshevës..ketë e dinë shumë mirë Dacic dhe Halimi…Prandaj, koalcionin në komunën tonë  mund ta prish vetëm populli, sepse koalcioni është vërtyt i  rezulteteve i dalur nga vullneti i votuesve të 6 majit…” ka deklaruar për agjencinë informative « Presheva Jonë » Mr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.

 

Bujanco, 15 shtator

 

 

Kryesocialisti serb Ivica Dacic kryeministër i Serbisë  ka deklaruar sot se “partia e Halimit (PVD) mund të vijë në pushtet në Bujanoc, sepse kjo do të ndikojë në stabilitetin politik në Serbinë jugore, në Bujanoc…”.  Se si e ka pritur njeriu numër në i komunës së Bujanocit Mr.Nagip Arifi këto deklarata të fundit në kryeminsistrit serb Dacic rreth ndryshme të mundshme në koalicionin  qeverisës  në Bujanoc, për të zëvendësuar atë me partinë e Riza Halimit (PVD), kyretari i Bujancoit z.Arifi për agjencinë informative « Presheva Jonë » është përgjgijgur : « deklartata e Dacicit nuk janë dicka të reja, sepse keto përpjekje i kemi dëgjuar e lexuar kohëve të fndit përmes disa mediave ku deputeti Riza Halimi ka qenë vazhdimisht në kontakt me te dhe  e kanë  biseduar me kryeministrin serb dhe disa ministra për prishjen e këtij kualicioni në komunën tonë i dalur  nga vullnetin e votuesve të 6 majit.  Unë mendoj se ato janë pallavra. Sepse sikur Dacic ashtu edhe Halimi e kanë të kotë dhe me keto manovrime politike dhe presion  nuk janë forma të pëlqyera demokartike.  Koha e presioneve dhe imponimeve ka kaluar…”

 

Mund të ketë ndoshta ndryshime në pushtetin lokal në Bujanoc, ka pohuar z.Arifi në vazhdim duke shtuar, kjo mund të nodhë vetëm, nëse i kthjemë mbrapa gjitha rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe qytetarët e Serbisë do të rivotonin rishtazi.   “Unë,  mund t’ju them se kam tentuar që me partitë shqiptarë të bëj  koalicion plotë tri herë duke ju dërguar ftesa ku edhe ditën e konstituimit të ansamblesë komunale kam bërë sërsh apel publik, por faatkqësisht nuk kemi marrur  ansjëherë përgjiggjie poztive,  bashkëpunimi. Me kërkesën për bashkpunim nuk po pajton PVD-ja, nuk po pajton Riza Halimi i cili humbi në Preshevë, humbi edhe në Bujanoc dhe nëse do të vazhdojë edhe më tutje me këtë politike do të humbe edhe më shumë por besoj se do të jetë edhe i harruar dhe ashtu-kështu atë ja kami falur Dacicit.. », ka përfunduar Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.

SHPËRNDAJE