Myftiu Tërnava priti presidenti e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) z. Christopher Hall Printoni E-mail

Myftiu Tërnava priti sot presidentit AUK ,z. Christopher Hall, të cilin e njohu me organizimin dhe funksionimin e BIK dhe institucioneve të saja, e posaçërisht me mënyrë e funksionimit të institucioneve arsimore në kuadër të BIK.

Presidenti i AUK, Christopher Hall e  ftoi Myftiun që të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për dialog ndërfetar, që e organizon ky Universitet e që pritet të mbahet në Kosovë në maj të këtij viti ku do të marrin pjese personalitetet më eminente të Botës fetare që përfaqësojnë  fetë monoteiste.  Nga Kisha Katolike – Vatikani do të marre pjesë Cardinali Koch, nga Kisha Ortodokse Ruse, Metropolitani Hilarion, Imam Rauf- nga Qendrës Islame Nju- Jorkut dhe princi i kurorës Hasan bin Talal nga Jordania. Në këtë konferencë do të marrë pjese edhe fondacioni për Fe i Tony Blerit, ish -kryeministrit i  Britanisë së Madhe.

Myfti Tërnava pranoi ftesën me kënaqësi dhe ofroi kontributin dhe gatishmërinë e BIK për ndihmë në organizmin sa më të mire të kësaj Konference.

SHPËRNDAJE