Kryetari  komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa reagon ndaj deklaratës së ministrit të drejtësisë të qeverisë serbe, se “Presheva nuk i përmbush kushtet për kthimin e gjykatave themelore.”

 

Preshevë, 24 shtator

Mustafa në një intervistë për Rtv Presheva këtë deklaratë e quan politike, sepse pikërishtë është Presheva ajo që përmbush kushtet për kthimin e kompetencave në gjykata. Sipas vet deklaratës së ministritë Nikola Selakoviq se gjykatat themelore do të kthehen në ato komuna ku ka numër të madhë të banorëve, ose në ato ku janë në zona kufitare dhe multinacionale, që të gjitha kushtet i përmbush komuna e Preshevës, por këtë nuk e ka potencuar.

 

Mustafa thotë se kërkesat e pushtetit local nuk do të ndalen por tash përveç që do të bëjë trysni në qeverinë serbe, kërkesa do të drejtojë edhe ndaj përfaqësive të bashkësisë ndërkombëtare në Beograd. Ministri I drejtësisë ka paralajmëruar që kompetencat në gjykata në mesin e 11 komunave do ti kthehen edhe komunës së Bujanocit.

SHPËRNDAJE