utetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se është bërë i njëjtë sikurse kryeministri Albin Kurti.
Musliu në një postim në Facebook, ka shkruar se edhe Rama njëjtë sikurse Kurti “dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë”.
Sipas deputetes, aktiviteti i vetëm në punë i Kurtit dhe Ramës është kontrollimi i punëtorëve në fillimin e orarit të punës.
Ajo ka shtuar se i pari i Prishtinës po i bllokon rrugët çdo ditë me do ekskavatora e shirita.
“Albin Kurti e Përparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e administratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kanë me i kontrollu punëtoret a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t ’lume në orën 7:45 me do bagera e do shirita”, ka shkruar Musliu.