Kryesia e Lëvizjes për Progres Demokratik para disa ditësh me një deklaratë për opinion ishte prononcuar publikisht  se ka vendosur që të braktiset pjesëmarrja e saj në këtë institucion të lartë shtetëror, Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kas pohuar z.Musliu njolfton agjencia “Presheva Jonë2 duke ju referuar burimeva nga të B-92

 

Bujanoc, 5 qershor/AIK-Presheva jonë

“Ne edhe më herët kemi paralajmëruar vendime të tilla, mirëpo nuk kemi marrë vendime të tilla pë të mos çrregulluar punën e të tjerëve në Trupin Koordinues, me shpresë që Beogradi zyrtar dhe kryetari i saj Milan Markoviq do të pranojë sygjerime të shqiptarëve” ka thënë kryetar i LPD-së z.Jonuz Musli për B-92

Musliu, si kryetar i Asamblesë Komunale në Bujanoc, ka shtuar se “Kryetari i Trupit Koordinues nuk mund të luaj vetëm rolin e policit dhe xhandarit, si dhe ai vjen shumë rrallë në Luginën e Preshevës”.

Ky qëndrim bojkoti vjen si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike, militarizimit të rajonit, mosintegrimit të shqiptarëve në organet komunale dhe shtetërore, niveli i ulët i arsimit të lartë e varfëria e skajshme ekonomike si dhe vazhdimi i proceseve gjyqësore në Beograd, kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me prapavi politike

SHPËRNDAJE