Bujanoc, 21 mars – Ish-shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, ka deklaruar për mediumet shqiptare se është urgjente krijimi i ushtrisë së Kosovës, ngase formimi i ushtrisë së Kosovës do të rriste edhe më shumë sigurinë për shqiptarët e Luginës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Ish-shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu ka shtuar se në momentin kur Serbia po armatoset, formimi i ushtrisë së Kosovës do të rriste edhe më shumë sigurinë për shqiptarët e Luginës. “Serbia po armatoset, por edhe po prodhon armatim të ri. Kur ta ketë ushtrinë Kosova, edhe ne shqiptarët e Luginës mund të flemë më rehat. Mendoj se është urgjente bërja e ushtrisë së Kosovës”, është shprehur Musliu. Metali Krasniqi