Profesorë dhe akademikë nga Universiteti i Gjenevës (UNIMAL) duke dorezuar diplomen dhe duke uruar masterin e dytë ne Univeristetin e shkencave të aplikuara të Zvicres “Business administraon” dega “Management et ingénierie des services”  Mr. Nazile Ajdini nga Presheva (Rahovica)

 

Gjenevë, 27 janar -Shumë te rinjë e të reja nga Lugina e Preshevës, pas mbarimit të shkollës se mesme kane mbetur ne udhëkryqe dhe kanë mbetur te hamendur, të vazhdojnë apo jo studimet, jo pse suksesi ju mungon, ndoshta e as mbëshetja financiare, por së pari, se Presheva nuk ka universitet dhe sy dyti,  për shkak se dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ju zgjatën veshët….dhe shumë të rinj shqiptar humbën durimin, dolën jashtë e shumicën i ka lënë në rrugë dhe i ka shkaktuar telashe me diplomat e panjohura dhe ata sot nuk janë ne gjendje as të vazhdojnë studiojnë e as të punojnë ?!…

“Presheva gjithësesi duhet të ket një universitet ne shqip, qe t’mos i lë rininë tonë te bredhin rrugëve dhe në udhekryqe nën fatin e lojërave politike të Editës dhe Gjuricit, prit me muaj e prit me vjet me ato diploma?!..  ka thënë fillimisht profesoresha e shkencave ekonomike Mr. Nazlie Ajdini për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

 

 

Mr. Nazlie Ajdini poliglote, ne tre universiite qe kalo ajo (Gjenevë, Wiene dhe Prishtinë) kishte note mesatare 9.6 që kësaj i thonë 10-she!
Por e reja nga Rahovica e Preshevës Nazlie Ajdini këtë ceshtje nuk e kishte problem. Por Nazlija, ja bëri vetes qaren, trokiti derë më derë në universitet e Evropës deri në Gjenevë ku edhe nisi të studioj dhe u bë per pak vite, me afat,  me  diplomë n’ xhep siq thonë, te njohur nderkombëtarisht.

Nazlie Ajdini nga fshati Rahovicë të Preshevës, pasi kishte mbaruar me sukses shembllor shkollen e mesme ne gjimnazin “Skenderbeu” ne Preshevë studimet i nisi ne Prishtine, pastaj per te vazhduar në Vienë dhe Gjenevë…”

 

“Pas mbarimit te shkollës së mesme ne vendlindje, meqë nuk kishim ne Universitet ne Preshevë mu desht sikur shume te rinj shqiptare nga ana jonë edhe unë te studioj ne Prishtinë, në fakultetin Ekonomik, drejtimin “Banka Financa dhe Kontabilitet “ ku dhe mbarova me notë mesatare 9.6. Që para perfundimit të studimeve në Prishtinë, qëllimi im ishte të vazhdoj studimet pos diplomike jashtë vendit, gjë që falë Zotit dëshira ime edhe u realizua…” thotë Nazlie Ajdini ne vazhdim për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Filimi ishte shumë me vështirësi: gjuhën vendase nuk e dija fare pervec “Bonjour” dhe “Au Revoir”dallimet kulturore, standardi i lartë jetësor, etj, etj.. Këto barriera filluan të asimiloheshin gradualisht me kalimin e kohës dhe me mësimin e gjuhës frënge. Pas disa muajsh kalova provimin Dalf C1 niveli i avancuar që ishte parakusht për fillimin e studimeve master në universitetin e Gjenevës. Me kalimin e fazes se parë, rruga e zhvillimit të karrierës ishte tani më në duart e mia. Krahas studimeve u angzhova edhe ne shoqaten e  studentëve shqiptare ne Unversitetin e Gjenevës-UNIMAL, ku kemi organizuar një ser takimesh e akvitetesh shejncore e kulturore ne favor te ceshtjes sone kombëtare. Kështu që, vijova me përpikshmëri ligjëratat dhe provimet në Universitetin e Gjeneves dega “Master of science in economics” ku diplomova në shtator të vitit 2013 dhe mora titullin magjistre e Shkencave ekonomike.

 

Perfudimim i masterit më mundësoi kycjen në jetën profesionale ku prej tetorit 2013 kam punuar si udhëheqese fnanciare në Firmen zvicerane “Nomades Advanced Technologies” në Genevë. Ne viin 2014 ishte nje ambicje tjetër, pikërisht për të zgjëruar hapsirën e dijes në fushën e ekonomisë, kështu që u regjistrova në masterin e dytë ne Univeristetin e shkencave të aplikuara të Zvicres frankofone në “Business administraon” dega “Management et ingénierie des services” me ligjirata në Gjenevë dhe Lausanne.

 

Destinacioni i pare”i studimeve te vajzës nga Rahovica e Preshevës ishte jo Presheva, sepse ne këtë qytet shqiptar në Serbi nuk ka Universitet shqip, por Prishtina, me pastaj Viena, e cila pasi kishte fituar një bursë nga AISF ne vitin 2012 ajo u transferua në shtetin helvetik ne Zvicër per të studiuar ne Universitetin e Gjenevës (UNMAL).

Mr Ajdini shton se “politikajt tanë le të bëjnë fushatë hë sivjet hë n’mot po e hapim Universitetin në Preshevë apo Edita Tahiri me Gjuricin te vazhdojn te qajnë dërrasa në Bruksel me dialogun e tyre deri ne pension he në n’pranverë e hë n’vjeshtë po ju njohim diplomat.. Une studimet i kreva kam diplomuar dhe tash kam disa oferta ne qendra te ndryshme nderombëtare pë të punuar…”

Nazlia, nga Universiteti i Prishtinës, të Wienës ne atë të Gjenevës sot eshtë poliglote njeh, pos shqipes disa gjuhë botërore: Anglisht, gjermanisht, Frengjishte.. Ajo njeh edhe disa gjuha tjera nga ballkani.
Po ashtu në kuadër të studimeve ne viin 2015 pata fatin të pranohem për punë praktike tremujore në selin e Kombeve të Bashkura, në departamentin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social (UN DESA).. Nga qëndrimi im në OKB kam fituar jo vetëm njohuri, por edhe eskpricne nderkombëtare ne sfren ekonomiko-politike.

Ajo duke rrudhur krahet thote se kam pasur oferta per pune ne shume ambasada e organizata nderkombëtare, por per cudi deri tash jo edhe ato nga Shqipria apo Kosova?! Per momentin Mr. Nazlie Ajdini eshte duke vazhduar studimet, past diplomike për doktorature në shkencat ekonomiko-politike ne Universitetin e Gjenevës.

Me 4 nentor 2016 Nazlija ka diplomuar në një cermenia ku mori graden e dyte master ne Zvicer qe sipas zonujshës Ajdini “ështe dashur natyrishte shumë punë, angazhim, mesim permanent dise orë në dite e nate pune intensive për të realizuar qellimin. Për këtë sukses padyshim duhet falenderuar edhe prinderit, familjen time për përkrahje.. ”

Per fund të ketij prezentimi dhe bisede me vajzën nga nje qytet i Kosovës Lindore pa universitet (nga Presheva) ne mesazhin e saj për liderët dhe rininë e Lugines se Preshevës ajo thotë se “ne studentet sidomos femrat shqiptare ne Zvicer dhe perendmi që ta shfrytezojnë maksimalisht kohen dhe shtetin zviceran i cili po na mundeson te punojme dhe studojme duke fituar dituri te reja dhe te jemi shembull i integrimeve qe te jemi secili ambasadore e vendit deh kombit tonë dhe në këtë mënyre mund të arrijmë ngritjen e nivelit të femrës shqiptare, imazhin dhe reputacionin e saj.”

“Presheva gjithësesi duhet të ket nje universitet qe t’mos i lë rininë tonë te bredhin rrugëve dhe në udhëkryqe nën fatin e lojërave politike të Editës dhe Gjuricit, prit me muaj e prit me vjet me ato diploma..?! Kurse nga lideret kisha kërkuar qe te hapin sa me parë një universitet ne Presheve sa me pare, sespe kuadrot nuk ju mungojnë. Sepse këtu ne Zvicer qytet ishin në garë, me pyetjen: Më trego sa universitet ke, të tregoj se kush je dhe sa vlenë..” tha ne fund prfesoresh e re nga Presheva Mr. Nazlie Ajdini në Universitetin e Gjenevës.

SHPËRNDAJE