Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë certifikatat e para për 74 studentë nga Lugina e Preshevës kohë më parë dhe pritet turni i dytë në nëntor të këtij viti. Kjo vjen si rrjedhojë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, njofton agejedncia informative kombertare “Presheva JNonë”
Bujanoc, 27 gusht
Lugina e Preshevës pasurohet edhe me një magjistër të fushës së ekonomisë, drejtimi i marketingut.
Arsimi në Luginën e Preshevës edhe më tej mbetet njëri nga proceset më të ndërlikuar dhe më problematikë. Për më tepër arsimi universitar dhe pasuniversitar edhe më i komplikuar dhe më paradoksal.
LULZIM RASHITI EKSPERT I E-MARKETINGUT
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë certifikatat e para për 74 studentë nga Lugina e Preshevës kohë më parë dhe pritet turni i dytë në nëntor të këtij viti. Kjo vjen si rrjedhojë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ku nga tash e tutje, nëpërmjet procesit të certifikimit të këtyre diplomave, këtyre studentëve do t’iu njihen diplomat edhe në shtetin e Serbisë.
Megjithate, dëshira dhe vullneti i madh për dije dhe shkencë nuk ka të ndalur nga studentat shqiptar nga Lugina e Preshevës si në universitet e Tiranës, Prishtinës e gjetiu.
Kësaj radhe nga gjenerat e reja me vullnet të palodhshëm vjen edhe  magjistri i parë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në fushën e ekonomisë, drejtimi Marketing.
Lulzim Rashti nga Tërnoci, komuna e Bujanocit, ditë më parë ka mbrojtur temën e masterit “Strategjitë e E-Marketingut në bankat komerciale të Kosovës” në Fakultetin Ekonomik Universiteti i Prishtinës. Rashiti ishte njëri ndër pesë bursistët në Fakultetin Ekonomik që ndahen për studentët më të mirë me nota më larta.
Sipas Rashitit “studimet në këtë fushë (Strategjitë e E-Marketingut) janë të pa njohura në hapsirat shqiptare, por që se një proces i tillë është i paevitueshëm për të ardhmen në institucionet financiare, e posaçërisht në bankat komerciale”. Për më tepër eksperti i vetëm nga Lugina e Preshevës në fushën e e-marketing thekson se “e-marketingu është fushë e re e cila është në eksplorim e sipër tek shqiptarët dhe ndikimi në funksionalizimin dhe lehtsimet që ofron në zhvillimin ekonomik është i domosdoshëm në një hapsirë që po kompjuterizohet krahas proceseve globalizuese në rajon”.
Edhe pse në Luginën e Preshevës ende nuk mund të funksionalizohet një studim i tillë Lulzim Rashiti shpreh optimizëm në rajonalizimin që do të përkufizoj tregu.
“Ndihem krenar nga vendi që vijë, sepse edhe më tej kjo dëshmon se Lugina e Preshevës ka kapacitet dhe po pasurohet me ekspert të fushave të ndryshme, fenomenet e këtilla që ngjallin kërshërin për progres, përparim dhe zhvillim me kuadro profesionale” përfundon Rashiti.
Lugina e Preshevës me gjithë problemet që po kalon po prodhon kuadro të reja, ekspertë të rinjë, të afta që mund ta bartin popullatën shqiptare drejt progresit dhe zhvillimit të interesave të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe drejt integrimeve europiane dhe rajonale.
Lulzim Rashiti i lindur në Tërnoc 1984
Filloren dhe të mesmen kreu në vendlindje.
Studimet Bachelor 2006-2009 në Univesitetin e Prishtines.
Studimet Master 2009-2012 në Univesitetin e Prishtines.
Punon në njërën nga Bankat Komerciale të Kosovës si zyrtar personelit të bankës dhe burimeve njerëzore
SHPËRNDAJE