Dark Mode Light Mode

Mourinho dhe Roma s’e kanë harruar Xhakën

Megjithëse dështoi për ta arritur synimin verën e kaluar, duket se Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka, për të cilin do të rikthehet fiks pas një viti në përpjekjet e ripërtërira për ta marrë atë në Romë.

Roma dështoi të arrijë marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin shqiptar verën e kaluar, pasi topçinjtë nuk e pranuan ofertën e italianëve për Xhakën, raporton Gazeta Express.

Xhaka kishte arritur marrëveshje me Romën në atë kohë, por Arsenali s’e lejoi te kalonte në kryeqytetin italian.

Advertisement

Por sipas mediave angleze, Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka – mesfushori nga Kosova i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare – dhe shpreson se do ta mirëpresë atë në kryeqytetin italian gjatë kësaj vere.

Roma do ta ketë të vështirë ta bindë Arsenalit për 27-vjeçarit me prejardhje nga Podujeva, pasi Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Mikel Arteta.

Gjiganti i Premierligës e vlerëson Xhakën rreth 20 milionë euro.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + four =

Previous Post

Shpërthimi në Abu Dabi, a u ndje shpërthimi në vendin ku po qëndron presidenti Ademi?!

Next Post

Gjakovari e shet veturën e huaj

Advertisement