Është ndërprerë seanca e parë dëgjimore e kriminelit Ratko Mlladiq,sipas avokatit,për shkak të problemeve shëndetësore,duke thënë se Mlladiqi me vete kishte një grumbull medikamentesh dhe gjatë gjithë kohësh shihej se i akuzuari nuk ishte në gjendje të mirë as fizike e as psiqike,duke vazhduar të njoftojnë se ai nuk ishte në gjendje të identifikoj të dhënat e tij personale,njofton “Presheva Jonë“

Millosh Shaljiq.,avokati i Mlladiqit ka deklraruar se klienti i tij nuk është në gjendje që të formulojë as edhe një fjali të vetme të plotë,por në anën tjetër,jep detaje mbi atë se Ratko Mlladiq  u ka thënë gjykatësve se nuk e njeh Tribunalin e Hagës,ai gjithashtu pa pohur se në rastin e arrestimin afër tij i kishte dy pistolet por që nuk kishte dashur të shtie drejt djelmoshave të cilët kishin ardhur ta arrestonin.
“Ratko nuk mund të transferohet për në Hagë pasi që ai nuk është në gjendje të mirë dhe ka nevoj për tretman të veqant“ ka pohur avokati.

SHPËRNDAJE