Shkruan: Albana FERATI

Qyteti i Mitrovicës ishte dhe vazhdon të mbetet një nga pikat më të nxehta që mund të  tensionoj situatën në Kosovë në secilin moment.  Njëzet vite pas luftës qyteti i Mitrovicës është ende i ndarë ne dysh,  që për qeverinë e Kosovës  ka mbetur si një patate e nxehtë, as me e marr e as me e lenë, ndërsa midis serbëve dhe shqiptarëve ende është larg toleranca edhe bashkëjetesa. Situata delikate bashke me kokëfortësinë e liderëve te dy palëve polarizoi qytetin në mënyrë etnike, politike dhe ekonomike, ndërsa përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare janë në formë stihie herë shumë aktive e herë tepër pasive për të ulur këto konflikte dhe për të zgjedhur këtë çështje.

Për dallim nga qytet e tjera në Kosovë, Mitrovica ka pas një fat më të keq  pas vitit 1999, dikur qyteti i industrisë dhe zhvillimit, qyteti i gjenerimit të vendeve të punës dhe burimi i zhvillimit jo vetëm të Kosovës, por edhe ish-Jugosllavisë, ka mbetur në nivelin e një qyteti social me papunësinë më të madhe, mos aktivizimin e resurseve të Kombinatit Trepça, sot është bërë qyteti me numrin më të madh të asistencave sociale dhe qyteti që braktiset në baza ditore, për punë, për jetë më të mirë dhe për ardhmëri më të sigurt.

Në bregun verior të qytetit, pakica serbe jeton sikur të ishte në Serbi. Qytetarët andej flasin serbisht, shkruajnë në çirilicë dhe preferojnë dinarin si monetë dhe jo aq euron, monedhën e shtetit te Kosovës.

Flasin per ta marrrur Preshvën, por si mund t’i themi Mitrovices se Veriut – Kosovë?.. kur atje ka me shume flamuj serbe se sa ne Nish e Beograd?!

Résultat de recherche d'images pour "mitrovica veriu presheva jone" “Ne kemi komunën tonë të qytetit të administruar nga një kryetar serb, shkollat tona, universitetet tona, spitali ynë,” flasin sot serbët për mediat e huaja. Ngjashëm flasin sidomos liderët e Mitrovicës apo ata nga godina e qelqtë në Prishtinë të cilët nuk mbahet mend se kur kanë shkelur tokën e okupuar nga Serbia – veriun e Mitrovicës se “është pjesë e Kosovës”, por në fakt realiteti është ndryshe, fatkeqësisht, atje gjithçka frymon serbisht këtë e dëshmojnë edhe flamujt e shumte te Serbisë valëviten natë e ditë, në një pjese te shtetit tone, andej urës?!

Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 nën kujdesin e Brukselit midis Serbisë dhe Kosovës shënoi një rinovim në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ajo e bëri rifillimin e dialogut midis dy komuniteteve një nga kushtet kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian.

Por, edhe pas 7 viteve nga kjo marrëveshje. Mitrovica mbetet një qytet i ndarë. Kjo situatë është e lidhur me gjeopolitikën e brendshme dhe të jashtme të qytetit, gjë që e bën atë një nga pikat e kontaktit midis komunitetit serb dhe shqiptar.

Dialogut ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë jo qe nuk ka dhënë deri tash rezultate, por qytetarët sidomos ata kosovare janë të zhgënjyer dhe ndjehen te mashtruar me këtë proces, pasi u gënjyen se ishte një “dialog teknik” që doli krejt  ndryshe – puro politik?!. Zhvillimi i dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë bashke me personazhet e këtij procesi ka shqetësuar jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe ato ndërkombëtare.

Kështu shefi i OKB-së Antonio Gueterres për agjencise së lajmeve e “Presheva Jone” së fundit kishte deklaruar se “Nuk jam i kënaqur fare me mënyrën e dialogut në Bruksel ku po bëhen marrëveshje e kompromise të pa zbatueshme”

“Unë do të doja të shoh një progres shumë më të madhe në këtë raport, i cili do të lehtësojë zgjidhje pyetjet e shumta, jo vetëm bilaterale, por në kontekstin e Ballkanit. Nuk ka alternativë tjetër pos vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon..” ka thënë ndër tjera i pari OKB-së Guterres.

Problemi i Mitrovicës, vazhdon të jetë një çështje pandalshëm e diskutueshme në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe vendore që nga përfundimi i luftës. Kjo për faktin që tash e tetë vjet, qyteti vazhdon të jetë i ndarë në dy pjesë në atë shqiptare në jug dhe serbe në veri.

Ta rikthejme se pari Veriun e Mitrovices, Kosoves.. E, pastaj ta marrim Preshevën!

Për Mitrovicën serbët flasin vetëm atëherë kur ka incidente apo kur vritet ndonjë serb, në anën tjetër shqiptaret flasin për Mitrovicën vetëm në prag të fushatave zgjedhore , me refrene dhe  premtime tashmë të njohura si “ne kur do vijmë në pushte do të bashkojmë Mitrovicën” deklarata këto që bien në kundërshtim me ata të cilët vazhdimisht thonë se “Veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës”  dhe çudia është se pse ata të kërkojnë bashkimin e këtij qyteti, ku qenka “pjesë e Kosovës” dhe kur dihet se Mitrovica edhe me plan të Ahtisarit është qytet me dy komuna (Fushata naive madje qesharake apo jo?!). Si mund t’i themi Mitrovices se Veriut Kosovë, kur atje ka me shume flamuj serbe se sa ne Beograd?!

Për autoritetet ndërkombëtare, formula e ndarjes së përkohshme të qytetit me forcat e NATO-së në mes është cilësuar si zgjidhja më e mirë dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar përleshjet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve që jo rrallë kanë marrë edhe jetë njerëzish. Për gati 20 vite vjet rresht administrata e UNMIK-ut, është përpjekur të instalojë misionin e saj të mirëfilltë në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo pa sukses, ndërkohë tash atje pothuajse ka selinë kryesore.

Në këtë pjesë të banuar me serb, funksionojnë strukturat paralele që nga administrata deri tek strukturat e sigurisë thuajse në secilin vendbanim edhe komunë qoftë edhe nga largësia. Të gjitha shërbimet publike kryhen dhe menaxhohen nga qeveria e Beogradit, funksionojnë spitalet, gjyqësia, arsimi, ai fillorë, i mesëm dhe i lartë, ndërsa, janë in-ekzistence pothuaj të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet e Kosovës, me përjashtime kohëve të fundit që disa funksionojnë dhe është thyer ajo barriera që ka qenë, duke nis nga gjykatat e përbashkëta, zyra të punës etj.

Subjektet politike secila në formën e vet edhe kësaj radhe i premtojnë elektoralit se do ta bashkojnë Mitrovicën, mirëpo deklarata të tilla në Kosovë dëgjohen tash e 20 vjet. Në këtë mënyrë, çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës, po shoqëron fushatat elektorale për zgjedhje në çdo palë zgjedhje, që edhe ashtu janë bërë të shpeshta se ato të zakonshme që janë çdo katër vjet.

Pa dyshim Mitrovica ka qenë dhe vazhdon të mbetet pas luftës një nga brengat ma të mëdha të kosovarëve, në veçanti të shqiptarëve. Mitrovica e ndarë ne dysh,  kjo çështje po vazhdon të mbetet peng i zhvillimeve politike, qoftë brenda, qoftë jashtë Kosovës dhe natyrisht duhet një veprim, jo partiak por institucional, për të garantuar, jo vetëm tërësinë territoriale, ose pjesën ” e Mitrovicës veri”, por njëkohësisht duke garantuar integritetin territorial te Kosovës.

Mitrovicës i duhen dy gjëra që do ta bashkonin si tërësi edhe si qytet, një është guxim dhe vullneti politik i individëve që do të qeverisin edhe me qytetin, por njëkohësisht edhe me nivel të Kosovës dhe se dyti këtij qyteti në dysh i nevojitet një mbështetje ndërkombëtare tip i planit “Mareshall” që do nxiste zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës si premisa për të krijuar bashkëpunim edhe bashkëjetesë dhe pajtim mes qytetarëve.

Të gjithë e dinë, madje edhe komuniteti ndërkombëtar se serbët e veriut të Kosovës jan të manipuluar nga Beogradi dhe dorë e zgjatur e regjimit aktual serb, që trupin e kanë këtu po mendjen e veprimet në Beograd. Prandaj, presidenti serb Aleksander Vuçiq dhe qeveria serbe duhet ta dinë një gjë se Kosova është e pandashme, Mitrovica është pjesë e Kosovës, sikur Beogradi pjesë e Serbisë.

Ndryshe ambasadori amerikan për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “kur Serbia dhe Kosova nuk jane ne gjendje sot ne rrespektojne reciprocitetin mes Veriut te Kosoves dhe Lugines se Presheves, shtrohet pyetja si mund te rrespektojne kembimin e territoreve?!”

Tash shtrohet pyetja se si kreu i shteti te Kosoves kerkon Luginen e Presheves, kur gjysemen e Mitrovices he per he e ka ne Serbi?!..Prandaj, procesi i dialogut mes Serbise dhe Kosoves eshte pritur te deshtoj, sepse ne Bruksel shqiptaret e Lugines se Presheves jane injoruar. Nuk do te ket sukses ky dialog perderisa Serbët në Kosovë trajtohen të privilegjuar kurse shqiptarët në Luginë të diskriminuar!

Sidoqofte, ajo që shqetëson të gjithë mbetet mungesa e ardhmërisë së sigurt e perpsketivës së rinisë dhe qytetarëve, të cilët në mungesë të sigurisë, ardhmërisë dhe perspektivës nga dita në ditë vendosin të braktisin qytetin, siç kanë bërë shumë biznese, shumë kuadro edhe që po bëjn dita ditës edhe shumë qytetarë.

SHPËRNDAJE