Redaksionale

Situata e krijuar rreth Futbollit të Kosovës është histori turp, po flasim në aspektin e përkujdesit të shtetit ndaj këtij aseti kombëtarë, anëtarët e së cilës ndër vite, njejtë sikur politika, i kanë bërë karshillëk, patrembshëm sistemit të pushtuesit serb.

Në një “sagë” të vërtetë por edhe e shëmtuar është shëndërruar procesi i licensimit të FFK-së nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, kështu të paktën, të kompromituar si proces e quajnë njohësit e sportit në vendin tonë, kjo pasi që me cdo kusht (e paqim gabim), po tentohet që të varfërohen, e pastaj edhe të nënshtrohen klubet që veprojnë nëpër rajonet e gjithë Kosovës, kjo pasi që botërisht dihet se procesin e licensimit, kjo ministri a ka lidhur pashkëputshëm me ligjin e sponzorizimit, një ligj fantastik i cili supozohej se do të ua zgjidhte deri në njëfarë mase problemin financiarë, më në fund, klubeve të sporteve, konkretisht të futbollit.

Pas një ndalese legjitime kuptohet, që organet e rendit tonë ia bënë disa klubeve serbe që të ushtrojnë aktivitete sportive në territorin e Republikës së Kosovës, por, nën ombrellën e të ashtuquajturës Federatë e Kosova e Metohisë, e ku pas kësaj, UEFA-së, letër i kanë dërguar prej Serbisë duke ngritur shqetësimin e tyre rrethë situatës së krijuar.

Pas kësaj, ministri Çeku paska  dalë me një reagim në rrjetin e tij në facebook, ku ndër të tjera paska ftuar klubet serbe që të afrohen pranë FFK-së. Pranë cilës federatës z. MInistër? Pranë kësaj federate të cilën nuk po e licenson? Pranë kësaj federate që nga mosveprimi juaj, është gati të kalojë në ilegalitet, bash si në kohën e regjimit, ku klubet nuk e shohin shtetin me sy miqësorë, por përkundrazi, si dikush që ua vështirëson rrugën.

Pastaj z. Ministër, nëse doni të tregoheni serioz, ju e dini shumë mirë që vlera e asaj letre që Serbia ia ka dërguar UEFA-së është e barabartë me “NUL”, kjo pasi që si FIFA, ashtu edhe UEFA në Budapest njëherë i kanë fol Serbisë në lidhje me atë se si UEFA e sheh prej vitit 2016 shtetin tonë, shtetin e Kosovës. Kur e din se UEFA nuk do ta marrë parasyshë aspak reagimin e Serbisë, pse z. MInistër nuk e hargjoni pak energji të merreni me, përveq me licensimin e FFK-së appo fillimin e punimeve nëpër stadiume për të cilat pikërisht kjo UEFA e FIFA iu dha përkrahje kur ju priti bashkë me presidentin Ademi, të merreni ngapak edhe me klubet shqiptare të futbollit në Luginën e Preshevës.

Ministër ndoshta nuk keni dëgjuar, atje janë dy klube me shumë vullnet, e të suksesshme aq sa kanë pasur mundësi, e që pikërisht mjetet e ndara nga qeveria juaj njërës prej tyre, “KF Luginës” nga Presheva ia kanë bërë padrejtësinë më të turpshme, duke mos ia ndarë as edhe një cent, përkundër që aty marrin pjesë e zhvillojnë aktivitete më shumë se 200 të rinjë shqiptarë, pikërisht pra të rinjë, për cka edhe keni trumbetuar se po I ndani ato mjete.

MInistër nuk ju dëgjuam të e thoni as edhe një fjalë as për KF Tërrnocin, e cila nëse nuk e keni ditur, po ju tregojmë se ka disa javë që ka vendosur të heq dorë nga garat në kuadër të ligave që organizon Federata e Futbollit të Serbisë, për shkak të dhunës së shfaqur në fushë, jo vetëm nga tifozëria, por edhe nga gjyqtarët e ndeshjes, interesohuni pak z. MInistër.

Ministër, ndoshta është mirë ta mendoni pak, mos ky reagim i Serbisë në UEFA ka ardhur edhe si formë e njëfar “trimërimi” që ata mund ta kenë marrë, duke e parë “persekutimin” që po i bëhet njerëzve të futbollit në Kosovë, nuk po flasim për individ të caktuar. Z. Ministër, e keni nxjerrë në rrugë futbollin e Kosovës, janë në prag të kolapsit, sigurisht se bindshem duam të besojmë se po e bëni pa vetëdije, por z. ministër të jeni të bindur se kaq keq futbolli në vend ka qenë vetëm në kohën e pushtuesit.

Është koha z. Ministër që bashkë me vartësit tuaj të uleni e t’i thërrisni mendjes se cka e si do t’ia vendosni kapakun kësaj pune, veq është marre e turp, nëse nesër UEFA të reagon e të pyet: Në cilën federatë po i fton klubet serbe, në atë që nuk e ke licensuar as për klubet ekzistuese, as për ato që po ua rrezikon ekzistencën?

Duhet të gjithë ta dijnë se në pozita nuk jemi të përhershëm, aq më tepër në pozita ku qeverisë me paratë e popullit, janë më se 16 mijë anëtarë që gravitojnë rrethë futbollit, të cilët janë të penalizuar nga veprimet e juaja z. Ceku.

Kam frikë se do ju humbet durimi, e për ju do të jetë vonë për ta kuptuar se sa shumë dëm po ju bëni, vepro ministër.

SHPËRNDAJE