Ka njoftuar sot AIK “Presheva Jonë” z. Valon Berisha shef i kabinetit nga Ministria e Asrimimit të Republikës së Kosovës. Sipas z.Berisha fjala është ketu për 35 mijë tekste shkollore apo mesë mijë komplete me nga 7 libra (nga klasa e 1-3) ku pjesa dërmuese janë abetare.

Prishtinë, 31 janar / AIK-Presheva Jonë

Përfshirja shumë e vogël e nxënësve shqiptarë në procesin mësimor plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër ka alarmuar përfaqësues të LAPSH-it të cilën dukuri e kishte alarmuar edhe mediat tona. Duket se shkrimet dhe kritikat e shtypit ditë më parë ka mobilizuar asociaconet shqiptare në Zvicër për të t’ju ndihmuar nxënësve arsimimirt të fëmijëve shqiptarë në këtë vend. Por, para këtyre kontibuteve, ndihmat e parë vijnë nga Ministria e Arsimit të Qeverisë së Kosovës e cila në bashkëpunim me ambasadat dhe konsultatat tona si në Zvicër ashtu edhe në mbarë përfaqësitë diplomatike në perendim ka paisur  falas nxënsit shqiptarë në dipasporë me 35 mijë tekste shkollore..” ka njoftuar  sot agjencine tone informative “Presheva Jone” z. Valon Berisha shef i kabinetit nga Ministria e Arsimimit të Republikës së Kosovës.Sipas z.Berisha fjala është ketu për 35 mijë tekste shkollore apo mesë mijë komplete me nga nga 7 libra (nga klasa e 1-3) ku pjesa dërmuese janë abetare. Përkundër faktit se në Zvicër dhe perndim ekzistojne shoqata e asociacione të ndryshme, sipas z.berisha ky sukses është meritë e bashkëpunimit të ngusht mes qeverisë së Kosovës, rrespektivsht të minsitrisë së Arsimimit me përfaqësit diploamtike në Zvicër dhe perendim. Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës ka bërë hapin e parë në stitucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe duke dërguar për herë të parë tekste shkollore në Zvicër. Do shtuar se tekstet janë punuar nga ekspertët kosovarë, e që në fokus kanë gjuhën dhe letërsinë shqiptare.
SHPËRNDAJE