Dark Mode Light Mode

Ministri Pacolli priti në takim komandantin e KFOR-it, biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur sot në rezidencën e tij komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur sot në rezidencën e tij komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Pacolli tha se biseduan për zhvillimet e gjithmbarshme si në politike, siguri që po kalon vendi, si dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Advertisement

“Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal”, ka shkruar Pacolli në Facebook

Postimi i plotë:

Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 11 =

Previous Post

Kadare dhe 30 intelektualë boteror peticion, paralajmërojnë Brukselin: Evropa ne rrezik nga rusët!

Next Post

Gjithë Slobodanat nuk janë të këqinj. Ky Slobodani i Vranjës shpëtoi jetën e një shqiptari

Advertisement