Duket se Justin Timberlake po shijon jetën si një beqar. Në 24 orët e fundit këngëtari është fotografuar nën shoqërinë e Cameron Diaz përpara se të shfaqej më pas në skenë më Mila Kunis në shfaqjen e “MTV Movie Awards”. 30 vjeçari u nda nga e dashura e tij Jessica Biel në muajin mars dhe duket se ka gjetur lirinë e munguar. Teksa ndodheshin në skënë Kunis ka provokuar Justin duke i vendosur duart në pjesën e organeve gjenitale. Një moment që natyrshëm është fiksuar nga fotografët e shumtë që kishin drejtuar objektivat në skënën e famshme.

SHPËRNDAJE