Strasbourg, 20 mars -Sot ne Strsburg tek lideri i AAK-së Ramush Hradinaj u gjenden Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj nga Nju Jorku në qytetin Strasburg – Francë, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i izoluar në Francë, mbas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, më 5 Janar 2017, ka njoftuar agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Daud Haradinja i cili bashke me Anita Haradinaj priten msyfiret nga SHBA-të

Bajraktari, gjatë takimit me Hardinajn e konsideroj arrestimin dhe ndalimin e tij, në Francë si shumë të padrejtë, “Ne tha ai i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë e Francës për mosrespektimin e akuzave të rreme të Serbisë, kundrejt Ramush Haradinaj”, tha dje Bajraktari, kur ai dhe aktivisti Rustem Gecaj vizitoi mikun e tyre në Strasburg – Francë.
Harry Bajraktari, tha se ishte një nder për të dhe Rustem Gecajn, që të kalojnë një ditë miqësore me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Strasbourg të Francës
Vizita e tyre u bë veçse 19 ditëpas pas gjykimit e fundit të mbajtur më 2 mars, dhe vetëm dy javë të mbetura në një vendim tjetër – kur pritet që ky të jet edhe vendimi përfundimtar, i cili është përlajmëruar për më 6 prill.

“Një gjykatë e apelit në Colmar, Franca ka shtyrë vendimin për rastin e Ramush Haradinajt, për herë të dytë, nga të qenit të mbajtur në Francë në një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia”, ka thene  Bajraktari.

Haradinaj, është ndaluar në Francë nga autoritetet e këtij vendi të bazuar në një urdhër të lëshuar nga Serbia, qysh në vitin 2004, megjithse ai i gjykua dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, dhe komandati i UÇK-së, dy here doli i pafajshëm nga Haga.

 

Izolimi i liderit Ramush Haradinajt ne Francë nga shume eksperte vendor dhe ndekrombëtar jo qe eshte bërë bajat, por edhe i pakuptime sidomos kur kemi parasysh faktin se ai doli i paster dy herë nga  Gjykakata nderkombëatre e OKB-së (ICTY) anetare e se ciles eshte edhe Franca. Zhagitja e qendirmit te Haradinajt ne Francë nga shume eksperte boteror po kuptohet si në lojë politike mes Frances dhe Serbisë. ?  Inteprol me qender te Lion te francës ka dellaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se Haradinaj nuk eshte arrestuar nga ne. Kurse zyrtaret nga Haga (ajo ICTY dhe e speciales) thone se “ne e kemi kryer punën me Haradinajn, nuk e dimë se çfarë fshihet pas arrestimit të tij..” PO ashtu edhe ish-kryeprokuroja e ICTY-së zviceranja Carla del Ponte eshte shprehur e habitur pse eshtë arrestuar dhe pse mbahet ende ne Francë Ramush Haradinaj?!

Ndryshe nga kabineti i kryetarir të AAK-së eshte mesuar se deri tash ne Francë,  Ramush Haradinaj ka pasur më shume se 100 vizita apo eshet vizituar nga mese   300 politikaj, diplomat,  intelektualë e veprimtarë te shquar nga Kosove e Shqiperia por edhe nga Amerika dhe diaspora shqiptare.

SHPËRNDAJE