largea_foto-11448032532Preshevë, 7 mars  -Dita e mesuesit ne Luginen e Preshevës nu ka klauar bashg ne heshtje, aty ketu eshte shenuar edhe ate simbolikisht se paku duke uruar mesuesi- mesuesin apo nxënësit mësuesin e tyre te dashur.

 

 

Mesuesit nga Presheva mesazh prekes  drejtuar  autoriteve lokale: Pash librin shqip mos na i malltretoni nxensit me tekstet !…

 

1425048298_news_pic006bMe rastin e kesaj dite nuk pasur kushe e din cfare evenementi zyrtar ne Luginë,  ppos nje urimi nga KKSH, por ekipi i gazetareve të agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” megjithate”ne orët e para te megjesit  i ka kontaktuar dhjetra mesues të disa shkollave fillore të qyteti dhe fshatrave perreth Preshevës nga SHF “Ibrahim Kelemendi” deri tek ajo ne karadak “Migjeni”

Shumica  e tyre qe deshen te mbesin anonim,  folen për sitauten damatike te mesuesit ne këto shkolla shqipe duke dhëne nje mesazh drejtuar autoriteteve lokale si dhe Beogradit dhe Prishtinës per kushtet ne shkolla, nxenësit, sidomos lojen e fundit me librat shqip.

 

“Ne si mësues aktualisht punojme me kushte tejet të veshtira, vec rroges se vogel po ashtu edhe nuk kemi kushte ne shkolla, duke filluar nga mungesa e teksteve  per nxënesit  tanë deri tek mungesa stufave dhe druve, nxensit na shkuan poshte, na u merdhinë ne këto dite dimri. E mos te flasim për mungesën e kabbineteve profesionale, kompjutereve etj.. ” thane sot njëzërit për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” mesuesit  A.M , K.S, R.D, E.SH.. etj…

 

Mesuesit e Lugines ne fund paralajmerojne Preshevën, Begradin dhe Prishtinën me këto fjalë  “Aman, pash librat, na leni rehat dhe mos luani me nervat e mesuesve dhe nxenesve me librat shqip të nxensve tanë. Ju lutem, mos bëne fushta me tesktet shkollore dhe nxënesit tanë !..”

 

Ne Serbi lejohen hyrja e drogës, kurse ndalohet hyrja e  librit ship ?!

prsshjsjssAdministrata Doganore ka njoftuar më parë se zyra doganore e Preshevës më 10 shtator 2015 miratoi strehim të përkohshëm 25.4 ton të teksteve për arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe, të cilat janë dorëzuar si donacion nga territori i Kosovës për Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare nga Bujanoci, dhe të cilët nuk kanë marrë leje për përdorim në shkollat ​​në Serbinë qendrore.

 

Jonuz Musliu, kyretar i KKSH-së  ka thënë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se “Në serbi ne shume hyne drogë se sa lobra shqipè. 25 tone libra nuk e kanë vendin në polici, por në shkolla. Ato para ca ditesh u fatkeqësisht u kthyen ne Prishtinë ne vende se t ejene ne duart e feijeve ne shkolla..me kete deshmon Serbia se sa  eshtë e gatshme te beje dialog me shqiptarete Luginës , kur atyre ju pengon libri shqip, cfare mund te pritet  ?! ”

 

 

Siq kemi njoftuar 103.222 tekste shkollore për shkollat fillore nga Kosova edh espe me vonese ju ishinediuar  nxënësve  filloriste ngas Lugina, mirëpo kjo nuk ka ndodhur për shkak të moslejimit nga ana e qeverisë së Republikës së Serbisë. Te cilat libra u kthyen mbapa prej ngha kishin ardhur. Ishte ky turpërimi i dyte, pas lapidarit e UCPMB-së, për Preshevë dhe Perishtinen qe ja beri Beogradi

 

Do perkujtuar se ne kërkim te librave ne Luginë janë berë disa Protesta në të cilën muarne pjese  mijëra nxënës dhe mësues  duke marshuan rrugëve të qyteve shipatre ne Preshve dhe Bujnaoc  me sloganin “Duam Abetaren– Duam librin shqip !”.

SHPËRNDAJE