Dark Mode Light Mode
Bajrush Morina: Ik Mentor Shala!..Nuk kanë faj fëmijët e familja Shala, fajtor është Mentor Shala!
VV: Menaxhmenti i RTK paraqet rrezik për funksionimin e demokracisë dhe fjalës së lirë në Kosovë
LDK: PDK dhe Thaçi keqpërdorin RTK-në

VV: Menaxhmenti i RTK paraqet rrezik për funksionimin e demokracisë dhe fjalës së lirë në Kosovë

rtkpskkffSot, menaxhmenti i RTK-së paska marrë sërish rolin e prokurorisë duke tentuar për të disatën herë ta lidh VETËVENDOSJE!-n me sulmet e fundit me bomba.

Lëvizja VETËVENDOSJE! sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk kemi bërë aksione natën dhe pa praninë e medieve. Tendenca e menaxhmentit të RTK-së që në vazhdimësi të jap gjykime të tilla, është e papranueshme dhe e shpërfaq sheshit rolin e këtij mediumi që të propagandojë në mbrojtje të klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës.

Menaxhmenti kriminal i RTK-së, me në krye keqpërdoruesin kryesor në këtë medium, Mentor Shala, janë të rrezikshëm për demokracinë, fjalën e lirë dhe informimin e drejtë të publikut në Kosovë. Ky menaxhment, duhet të jap llogari ligjore për keqpërdorimet milionëshe që kanë ndodhur në këtë medium, si dhe për shndërrimin e RTK-së në altoparlant të Qeverisë dhe klanit Pronto.

Advertisement

Ne ftojmë asociacionet e gazetarëve dhe këshillet mediale që të reagojnë ndaj linçimit që ky menaxhment po i bën Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ndaj akuzave të rënda në drejtim të subjektit tonë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =

Previous Post

Bajrush Morina: Ik Mentor Shala!..Nuk kanë faj fëmijët e familja Shala, fajtor është Mentor Shala!

Next Post

LDK: PDK dhe Thaçi keqpërdorin RTK-në

Advertisement