Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës ku ka takuar humanistin e njohur Halil Kastrati dhe të moshuarit e vendosur në këtë shtëpi.

Kjo vizitë e kreut të PDK-së u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ku dekkaroi se kur flasim për solidaritetin në Kosovë, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishim në vizitë tek shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës, që u realizua nga humanisti jonë i njohur, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e falënderova për kontributin dhe shembullin e jashtëzakonshëm për bamirësi.

Në Kosovë, kur flasim për solidaritetin është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin. Ai, i mbështetur nga shumë donatorë brenda dhe jashtë Kosovës, njerëz zemërgjerë që dhurojnë për ata që janë sfiduar më shumë nga jeta, edhe këtë vit kanë treguar solidaritetin e tyre njerëzor me shumë nevojtarë të vendit tonë, duke i ndihmuar në forma të ndryshme.

Halilin e përgëzova edhe për ndërtimin e 149 shtëpive për familje skamnore, që i ka dorëzuar para pak ditësh, në shënim të dhjetë vjetorit të Shoqatës që ai e udhëheqë. Vërtetë, Halili dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndihmuar edhe aty, ku, fatkeqësisht, jo gjithmonë ka arritur të shkojë edhe vet dora e shtetit.

Banorëve ju urova shëndet e jetë të gjatë, ndërsa punëtorëve punë të mbarë në angazhimin e tyre human e solidar.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=438259254339477&id=100044662171388&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE