Megan Fox është një nga aktoret më të bukura, por që ka edhe shumë talente të tjera, si shkrimi kaligrafik dhe njohja e çajeve kineze, ndërsa thotë se ia ka frikën skenës teatrale.
“Unë thjesht nuk kam guxim për teatër. Duhet të jesh shumë i guximshëm, ndërsa unë jam shumë nervoze. Nuk e di nëse do ta mbijetoja një shfaqje të plotë teatrale”, citon Huffington Post fjalët e Megan. E pyetur nga gazetarët nëse di të shkruajë me laps, ajo është përgjigjur se ka shkrim shumë të bukur, sepse ka marrë orë kaligrafie në shkollë të mesme. Krahas kësaj, ka treguar se është njohëse e mirë e trilogjisë “Lord of the Rings” dhe se nuk pi asnjëherë alkool.
Më shumë nga gjithçka, Megan pëlqen komedinë, ndërsa ka thënë se nëse e gjen guximin për të aktruar në teatër, atëherë këtë do ta bënte për një rol komik.

SHPËRNDAJE