Komisioni Zgjedhor Komunal i Komunës së Medvegjës ka shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve lokale të mbajtur të dielën më 24 qershor,njoftojnë burimet e “Presheva jonë”.

 

Medvegjë,26 qershor

 

Sipas këtij komisioni , Lista Qytetare e Sllobodan Drashkoviqit ka fituar 16 mandate në parlamentin e ardhshëm komunal e cila ka garuar si në këto zgjedhje,kurse Partia për Veprim Demokratik me kandidatin Florim Sahiti ka fituar 6 mandate me 831 vota,,njoftojnë burimet e “Presheva jonë”. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë edhe partitë tjera të bllokut serbe që së bashku kanë marrë mandatet tjera 13 që do të rrumbullakonin numrin e 35 këshilltarëve që përbëhet Kuvendi Komunal i Medvegjës. Burimet e agjencisë sonë bëjnë të ditur se brenda afatit kohor prej një muaji do të formohen të gjitha organet udhëheqëse në komunën e Medvegjës dhe si gjithashtu kuptojmë se koalicionin qeverisës do ta formojnë Lista Qytetare e Drashkoviqit dhe Partia për Veprim Demokratik. Në këto zgjedhje lokale nuk kanë marrë pjesë subjektet politike shqiptare UDSH e cila ishte e pakënaqur për shkaqe teknike që nuk iu janë plotësuar këtij subjekti politik.a.i.

SHPËRNDAJE