Dark Mode Light Mode

Me masa të reja sigurimi, sot rihapet pjesërisht aeroporti i Brukselit 

Me masa të reja sigurimi, sot rihapet pjesërisht aeroporti i Brukselit

Që prej sulmeve të 22 Marsit, aeroporti i Brukselit pritet të rihapët ditën e sotme pjesërisht dhe me masa të reja sigurimi.

Autoritetet në Bruksel thanë se tre fluturime të Brukseli Airlines do të nisen drejt destinacioneve europiane.

Aeroporti Zaventem nuk ka kryer fluturime që nga sulmi kamikaze në sallën e saj të nisjes, mëngjesin e 22 Marsit.

Advertisement

Nga sulmi kamikaze në aeroport dhe në një stacion të metrosë mbetën të paktën 32 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Gjithashtu autoritetet belge akuzojnë një të dyshuar të tretë – të quajtur vetëm si Y. A – për vepra terroriste të lidhura me një komplot për të sulmuar Francën.

Akuzat vijnë në prag të arrestimit të francezit Reda Kriket në periferi të Parisit më 24 mars.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =

Previous Post

Vuçiq: Bombat nuk më frikësojnë, askush nuk ma ndalon vizitën në Kosovë! 

Next Post

Ahmeti për reforma që sjell Maqedoninë me afër NATO-së dhe BE-së

Advertisement