Ahmeti për reforma që sjell Maqedoninë me afër NATO-së dhe BE-së

Zhurnal shkruan se prioritet i lartë i partisë së Ahmetit është që të demokratizohen institucionet dhe të punohet në të mire të shoqërisë për një bashkëjetesë të sigurt mes të gjitha etniteteve dhe për një stabilitet afatgjatë të vendit. Mirëpo në vend të reformave BDI konstaton se qarqe të caktuara sidomos kriminelë të nëntokës dhe politikës përmes materialeve kompromituese tentojnë që të njëllosin krenarinë e lidershipit të BDI-së të dalur nga ish UÇK-ja e vitit 2001.

“Por, për arsye të së mirës së përbashkët të shoqërisë, procesin e reformit sistemor do ta çojmë deri në fund sepse vetëm zbatimi i reformave e bën këtë vend më të qëndrueshem dhe jo peng të fabrikantëve dhe krimineleve në nëntokë dhe në politikë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e djeshme me shkrim të BDI-së ku njëherit kërkohet nga policia dhe prokuroria që menjëherë ti arrestojë falsifikatorët e materialeve të montuara kompromituese.

BDI kërkon nga institucionet e vendit, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërmarrin masa të menjëhershme për ti arrestuar falsifikatorët, distribuesit dhe botuesit e përgjimeve të montuara, ndërsa njëkohësisht, si pasojë e dështimit institucional dhe manipulimit politik, BDI nuk merr asnjë përgjegjësi të vetme për daljen e situatës nga kontrolli institucional dhe mundësisë së zbatimit individual të gjyqësisë dhe drejtësisë.

BDI fton njëkohësisht edhe Prokurorinë Speciale që të kyçet menjëherë në hetimin e këtij krimi të rëndë i cili po synon dëmtimin personal publik të figurave shoqërore dhe po cënon edhe punën e këtij institucioni i cili ka përgjegjësinë ligjore për bisedat e përgjuara të cilat tashmë po tregëtohen dhe po përpunohen në tregun e zi gjithandej në rajon, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Ndryshe BDI në mënyrë të vazhdueshme ka apeluar që të gjitha materialet e përgjimeve ti dorëzohen prokurorisë speciale dhe në asnjë mënyrë ata të bien në duart e kriminelëve, gjë e cila u dëshmua gjatë ditëve të fundit kur në rrjetet sociale u publikuan material të montuara.

SHPËRNDAJE