Preshevë, 1 nentor -Skënderbeu ditë me pare barazoi me Partizanin e Beogradit pa gola, 0:0, nje ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve, Grupi B, të Europa Leagues.  Mirëpo, këtu nuk merr fund përballja shqiptaro-serbe. Ketro dy ekipe do të përballen përsëri në mes vete nesër, respektivisht më 2 nëntor në Beograd, ku pritet një ndeshje e “zjarrtë” mes kuqezinjeve dhe bardhezive serbe ne kryeqytetin serb, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Interesimi i tifozeve shqiptarë eshte tejet i amdhe nga kater anët a ballkanit, jo vetme nga sqhiperia, Kosova, Maqedenia, Mali i Zi dhe Presheva.Në pamje të parë duket një lajm spekulativ, kur UEFA ka ndaluar që tifozët miq të jenë të pranishëm, ashtu si serbët që nuk udhëtuan në Elbasan. Por sipas “Presheva Jonë”, grupe të organizuara tifozësh të Luginës së Preshevës do të ndërmarrin këtë nismë për t’i treguar ekipit korçar se ka mbështetje edhe në Serbi dhe nuk duket ta ndjejë kurrsesi veten vetëm.

Në pamje të parë duket një lajm spekulativ, kur UEFA ka ndaluar që tifozët miq të jenë të pranishëm, ashtu si serbët që nuk udhëtuan në Elbasan. Por sipas “Presheva Jonë”, grupe të organizuara tifozësh të Luginës së Preshevës do të ndërmarrin këtë nismë për t’i treguar ekipit korçar se ka mbështetje edhe në Serbi dhe nuk duket ta ndjejë kurrsesi veten vetëm. Shteti serb nuk u ka lejuar tifozëve shqiptare të blejnë bileta për ndeshjen në fjalë, pavarësisht interesimit të madh. Në këtë mënyrë, ata janë organizuar në mënyra të tjera për të treguar dashurinë e tyre për flamurin shqiptar të cilin do ta valëvisin në kryeqytetin e Serbisë, edhe pse jo në stadium.

 

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, në kontakt me klubet sportive dhe shoqata të tjera shqiptare në Luginën e Preshevës, ka mësuar se nesër në Beograd do të valëvisin flamurin kuqezi edhe mbi 2 mijë shqiptarë nga tri komunat (Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë) së bashku me shqiptarët e Vranjës, Nishit bashkë me ata në Beograd.

Në fakt, vështirë se policia serbe do të lejojë të valëvitet ndonjë flamur shqiptar nesër në Beograd, nisur dhe nga tensionet që shoqërojnë përplasjet shqiptaro-serbe në përgjithësi. Mundet që jeta e tifozëve nga Presheva të vihet në rrezik. Por organizimi i tyre duket mjaft kurajoz.

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE