Kylian Mbappe ka lavdëruar Evan Ferguson mes thashethemeve që e lidhin yllin e Brighton me një kalim te Manchester United.

Talenti 18 vjeçar ka qenë i shkëlqyeshëm për Pulëbardhat që nga depërtimi në skuadrën e parë. Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tri asistime në 16 paraqitje për ekipin këtë sezon.

Ky është një rekord i jashtëzakonshëm për adoleshentin, i cili ka përfunduar vetëm një ndeshje të plotë me skuadrën e parë në stadiumin Amex. Ferguson iu bashkua Pulëbardhave si 16-vjeçar nga Bohemians në janar të vitit 2021, pasi ata mposhtën Liverpoolin për nënshkrimin e tij dhe ai është një nga talentët më në formë aktualisht në Evropë për momentin.

Kuptohet se Manchester United ka dërguar skautët për të parë Ferguson në aksion kundër Francës dhe kanë ndjekur përparimin e tij te Brighton këtë sezon. Erik ten Hag mund të kërkojë të forcojë opsionet e tij sulmuese gjatë verës dhe ai mund të preferojë një opsion më të ri, me Ferguson një kandidat kryesor.

Ferguson është aktualisht duke luajtur në ndeshjet ndërkombëtare me Irlandën, e cila do të përballet me Francën në ndeshjen e tyre hapëse kualifikuese për Euro 2024 në stadiumin Aviva të hënën (sot). Përpara ndeshjes, kapiteni i Les Bleus, Mbappe veçoi Ferguson si një lojtar që ai dhe kombëtarja franceze e kanë shikuar nga afër muajt e fundit.

Mbappe deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Ne shikuam disa nga lojërat e Irlandës, ai (Ferguson) është një sulmues shumë i mirë. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tij dhe, shpresojmë që ai nuk do të ketë shumë hapësira”.

Evan Ferguson ka qenë i mrekullueshëm për Brighton këtë sezon

Irlanda regjistroi një fitore 3-2 ndaj Letonisë në një miqësore javën e kaluar falë golave ​​të Callum O’Dowda, Chiedozie Ogbene dhe Ferguson. Ishte një fitore shumë e nevojshme për skuadrën e Stephen Kennyt ndërsa përgatiten të përballen me Francën.

“Ata janë një ekip që luan me tre në prapavijë”, shtoi Mbappe. “Ne priremi të mendojmë se ata janë një ekip luftarak. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe sulmues dhe agresivë”.

Ndërkohë, Didier Deschamps gjithashtu theksoi kërcënimin që mund të sjellë Ferguson: ” Ata kanë një gjeneratë të re. Ferguson përbën një kërcënim, një lojtar i mirë. Johnston gjithashtu i është bashkuar ekipit. Është një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë”.

“Irlanda është e njohur për të qenë e drejtpërdrejtë në mënyrën se si luajnë, por nga ajo që kam parë në ndeshjet e fundit, ata luajnë zhargas dhe më pak në ajër”. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE