Dark Mode Light Mode

Mavraj, kandidat për mbrojtësin e vitit në Bundesligë (Foto)

Mërgim Mavraj është kandidat për t’u zgjedhur mbrojtësi më i mirë i vitit në Bundesliga

 

Bundesliga.de ka hapur një sondazh për mbrojtësin më të mirë në Bundesligë për vitin që e lamë pas. Në mesin e kandidatëve është edhe mbrojtësi i ri i Hamburgut, Mërgim Mavraj, shkruan Gazeta Express.

Advertisement

 

Anëtari i Kombëtares shqiptare ka pasur një vit fantastik me skuadrën e Kolnit, nga e cila u largua para pak ditëve, për t’u transferuar te Hamburgu.

 

Përveç mbrojtësit kosovar të nominuar janë edhe: Sokratis (Bor. Dortmund), Mats Hummels (FC Bayern). Jesus Vallejo (Eintr. Frankfurt), Jerome Boateng (FC Bayern) dhe Willi Orban (RB Leipzig).

 

Votimi është i hapur, derisa garës po i prinë Hummels me 22 për qind të votave, i ndjekur nga Sokratis 21 për qind, Boateng 16 për qind dhe Mavraj 15 për qind

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 10 =

Previous Post

Foto shokuese: Është rrahur keq Ceca?

Next Post

Berisha: Thaci dhe Mustafa servile të Beogradit. Ata i kanë que jo vetëm duart, por edhe kamt para Serbisë

Advertisement