policia_serbevPreshevë, 2 korrik  -Masakër në Zrenjanin (Serbi) një person hap zjarr në drejtim të një lokali. Të shtënat më armë zjarri u regjistruan pranë në një kafeneje në një qytet pranë Vojvodinës, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve, njfootn agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të B-92

Incidenti i rëndë ndodhi në një fshat afër qytetit Zrenjanin, afro 80 kilometra nga kryeqyteti Beograd.

Policia tha se personi me armë automatike ka hyrë në kafene në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka hapur zjarr kundër të pranishmëve që gjendeshin në lokal. I dyshuari është arrestuar.

Edhe pse nuk bëhen të ditura detajet, policia serbe konfirmon lajmin, ndërsa shton personi që ka hapur zjarr në drejtim të lokalit, ka lënë të vrarë edhe bashkëshorten e tij.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit.

SHPËRNDAJE