Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë sonte në një intervistë për Periskopin se i beson plotësisht kryetarit të partisë Memli Krasniqi dhe vizionit të tij për të ardhmen.

Në një Intervistë për Periskopin, Lushtaku tha se Krasniqi e ka dhënë shembullin e suksesit në zgjedhjet e fubdit lokale.

“PDK e ka një strukturë të orhlganizuar mirë që nuk e kanë partitë tjera. E ka një anëtarësi të devotshme. Ne e kemi një kryetar dhe një kryesi që kanë bërë ndryshime. Unë i besoj këtij kryetari, i besoj kësaj kryesie. Kërkesat tona si kryetar të degëve janë që kryetari dhe kryesia të jenë edhe më shumë në teren. Unë dhe ne i besojmë fuqishëm liderit tonë sepse ky lider e dha një shembull në zgjedhjet lokale ku ne dolëm shumë mirë në ato zgjedhje”, tha Lushtaku.

Në këtë intervistë Lishtaku ka folur edhe për videot e publikuara nga Vetëvendosje ku është sulmuar në dy prej videove.

“Lushtaku veç tjerash, hedh akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ‘ky ka dëshirë ta sheh atë (pra Lushtakun) duke e lëshuar Kosovën, por se ‘këtë nuk do ta bëj kurrë’.

“Këtu jam, nuk e kam menden me e lëshu këtuhen Albini s’e ka asnjë vorr këtu: Albini më sheh si armik, qysh m’ka pa edhe Serbia. Unë këtu jam nuk e kam ndërmend me ikë. Albini ka gjasa që e lëshon Kosovën, po unë nuk e kam ndërmend me ikë, unë asniherë, se unë kam edhe fëmijë këtu, nipa e mbesa, e Albini nuk e ka asni vorr këtu, të parëve të tij e mundet me shku edhe në Mal të Zi edhe kah i ka miqtë”, tha Lushtaku.

SHPËRNDAJE