Luka Donçiq është duke e bërë namin në NBA.

Basketbollisti slloven ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren e radhës së Dallasit duke e bërë një paraqitje historike.

23 vjeçari i realizoi 60 pikë, ndërsa lojën e mbylli me “triple-double”, ndërkohë që i pati edhe 21 kërcime dhe 10 asistime në paraqitjen e tij më të mirë në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.

Ai i ndihmoi Mavericks që ta rikthejnë lojën dhe t’i mposhtin New York Knicks.

Donçiq kishte saktësi 21 nga 31 tentime në lojën e rregullt dhe 16 nga 22 tentime në gjuajtjet e lira, duke e kaluar rekordin e klubit, të cilin e mbante Dirk Nowitzki me 53 pikë nga 2 dhjetori i vitit 2004.

Paraqitjen mbresëlënëse të basketbollistit slloven e kanë përshëndetur yjet e tashme dhe të kaluar të NBA, ndërsa kishte prej tyre që propozuan që Dallasi t’ia bëjë atij një bust, ndërsa të tjerë e quajtën “GOAT”.

SHPËRNDAJE