Dark Mode Light Mode

LPD:PERSHËNDESIM AKTIN E PËRMBYLLJES SË MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Lëvizjes së Progresit Demokratik, përshëndetet përmbyllja e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës si një hap pozitiv, drejt ndërtimit të shteti modern, gjithëpërfshirës dhe demokratik, njofton agejncia informative “Presheva Jonë”

 

Bujanoc, 12 shtator

Advertisement

LPD me rastin e kësaj dite madhore për popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, përgëzon liderët institucionalë, të cilët tash e tutje duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të zbatuar parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës për çdo qytetar

“Fuqizimi i pavarësisë së Kosovës, nënkupton sovranitetin e tërësisë territoriale në cdo kënd të vendit të saj, gjithnjë duke reflektuar stabilitet, me të cilën varen perspektivat euro-atlantike të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur aktin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Republikës së Kosovës, e cila sapo ka nisur rrugëtimin e saj drejt një shteti plotësisht të pavarur dhe Sovran, i cili do të ketë në duart e veta të ardhmen e qytetarëve të saj.

Spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, përmes Platformës Politike, të aprovuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shpesh është thirrur në Planin e Ahtisarit, i njohur si projekt ndërkombëtar për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, që të kërkohet reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës.

Lëvizjes së Progresit Demokratik, uron Qeverinë, Parlamentin dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë arritje historike, pa harruar asnjëherë bashkëkombësit e saj të krahut lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Metvegjë, të cilët asnjëherë nuk u ndan krah për krah vëllezërve kosovarë për mëvetësinë e saj, thuhet në fund të kumtesës së LPD-së, të nënshkruar nga Jonuz Musliu, kryetar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × five =

Previous Post

Kandic, dyshon në «dëshmitarin-UCK» të prokurorit Vukcevic

Next Post

Ministri i jashtëm belg Reynders: Belgjika do të ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane

Advertisement