Sic e dini, ditën e që lam pas, Federata e Futbollit të Kosovës kanë prezantuar logon e re të këtij institucioni sportiv, të cilën sic është thënë e kanë punuar teknikë të UEFA-së, me rekomandime të kreut të FFK-së e të sinkronizuara dhe dakorduara me sportdashës të tjerë, sidomos të dardanëve.


Si gjithmonë, shqëria ngutet me gjykime saherë që vjen dicka e re, këto gjykime zakonisht ndodhin pikërishtë nga ata që nuk marrin erë nga ato gjëra për të cilat komentojnë, por, si gjithnjë provojnë me ia qëllu.
Në pjesën e dytë të ditës, pas publikimit të logos, kemi para një shfrenim të mediave në Beograd të cilat kanë komentuar në format më të pabesueshme këtë logo, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në futboll, kudo nëpër botë.
Ndër të tjera, logo përmbanë edhe “Labirintin Dardan”, si trashëgimi e lashtësisë tonë në Kosovë apo Dardani, e që është gjetur në qytetin e vjetër të Ulpianës, sic e dini, ky qytet i lashtë gjindet rreth 8 kilometra larg Prishtinës.


“Blici” serb, në një artikull të tyre të titulluar “NEVIĐENA BRUKA! UEFA podarila reprezentaciji tzv. Kosova novi grb – Srbi gledaju i ne mogu da veruju!” – Turp i paparë! UEFA i ka dhuruar ekipit kombëtarë të së ashtuquajturus Kosovë një logo të re – Serbët shikojnë dhe nuk mund të besojnë!.
Tutje, brenda artikullit, mediumi serb duke shprehur mllefin si gjithnjë, thonë se ata që kanë vendosur për këtë logo (duke iu referuar krerëve të FFK-së) por edhe ata që do ta bartin këtë logo, nuk kanë asgjë të përbashkët me atë logo, si dhe se kjo është një tentim për vjedhjen e historisë.
Në anën tjetër, e falemderojmë UEFA-në për asistimin, FFK, presidentin Ademi si dhe të gjithë ata që kanë dhënë ide për këtë logo të bukur, por edhe djelmoshat dardan i urojmë që ta bartin me krenari këtë logo dhe që t’u sjelli fat historia jonë e lashtë.

SHPËRNDAJE