Dark Mode Light Mode
USHT vonon diplomat e studentëve
Lindja e Mesme: Hamasi i gatshëm për zbatim të marrëveshjes
Neonazisti përdhunon minorenen shqiptare

Lindja e Mesme: Hamasi i gatshëm për zbatim të marrëveshjes

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës thonë se janë të gatshëm për implementimin e marrëveshjes me Izraelin, që ishte ndërmjetësuar nga Egjipti.

Kjo shpalle u bë pasi në fillim të kësaj jave u vranë tetë palestinezë, nga sulmet ajrore izarelite, ndërsa disa izraelitë janë lënduar nga disa sulme me predha dhe raketa të shkrepura nga Gaza në Izrael.

Shpërthimi i armiqësive aktuale paraqet edhe dhunën më të keqe ndërmjet dy palëve për disa muaj.

Advertisement

Krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, tha se është gati t’i ndalë luftimet, nëse Izraeli e ndalë atë që u cilësua si “agresion”.

Krahu i armatosur, i quajtur Brigadat e al-Qasamit, tha se edhe grupet e tjera të aramtosura do ta respektojnë marrëveshjen.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka hedhur poshtë ekzistimin e marrëveshjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − five =

Previous Post

USHT vonon diplomat e studentëve

Next Post

Neonazisti përdhunon minorenen shqiptare

Advertisement