largea_mbledhja-me-prinderit-314573459147 Marsi- Dita e mësuesit dhe hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë është uruar me një thënie të Sami Frashërit nga LAPSH – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Në vijim Bota sot ua sjell të plotë urimin e tyre që mund ta shikoni edhe në faqen e tyre zyrtare lapsh.ch.

“S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla, në të cilat të mësohet shqip”- Sami Frashëri
7 Marsi – Dita e mësuesit edhe në mërgatë simbolizon punën e vazhdueshme të shumë mësueseve dhe mësuesve të cilët me dekada kanë punuar që nxënësit shqiptarë të ruajnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën e vendit të prejardhjes.

Kjo ditë e shënuar në historikun e arsimit shqip na jep vullnet e forcë për të punuar edhe më tutje, që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën e tyre të parë dhe të marrin sa më shumë njohuri nga thesari i çmuar i gjuhës shqipe.

Në emër të LAPSh “N. Frashëri” Zvicër
Nexhat Maloku, kryetar

SHPËRNDAJE