Dark Mode Light Mode

Franca ja dorëzon ne sandëk Shqiperise të birin e saj te mbytur në Marseille. Varrimi behet sot, dite e gjuma

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ishte mediumi ipare shqiptar qe lajmin per talarm ne media dhe shtetin  shqiptare per vdekjen e Florenc Beqiraj i cili ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin francez, si pasojë e plagëve të marra në kokë, në rrethana ende të paqarta. Pas “Persheva jonë” disa potale te pandergjegjshme spekuluar e abuzuan me viktime me lajme te rreme here “eshte gjallë” e here “gjendja  e tij po permisohet” por ai kahere kishte nderruar jete..

 

BABAI I FLORENC BEQIRAJT:“DUA DREJTESI.NUK FIRMOSA, NUK E MBYS DJALIN ME DUART E MIA.”

Advertisement

https://www.youtube.com/watch?v=gwPOwC08M2M

Kush ishte shkodrani Florenc Beqiraj që vdiq i masakruar në Francë

Pak ditë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Francë, në një burg të Marsejës, aty ku 23-vjeçari shkodran Florenc Beqiraj u masakrua dhe ra në koma.

Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar ishin vetë familjarët e tij që hedhin dyshime të forta.

Sipas tyre Florenci mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë, pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre.

Résultat de recherche d'images pour "florenc beqiraj"Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës. 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =

Previous Post

Vuçiç: Zoti na ruajt, Lugina nuk është pjesë e negociatave. Beogradi: Presheva ka kërkuar të trokasin në dyert e qeverisë serbe

Next Post

Lordi Robertson për “Presheva Jonë”: Thuani Thenks Rugovës dhe Amerikës qe ju cliruan!

Advertisement