I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje politike për mbajtjen e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës, më 23 prill.

Zgjedhjet në Kosovë që ishin shpallur që të mbahen në dhjetor, ishin shtyrë për shkak të tensioneve në Veriun e Kosovës – dhe data e radhës ishte 23 prilli.

Për këtë, Lajçak thotë se ai respekton rolin e presidentit dhe kushtetutës edhe për sa i përket shpalles së zgjedhjeve.

Por ai thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në një atmosferë ku gjithë qytetarët mund të votojnë.

„Data e zgjedhjeve është prerogativë e Presidentit të Kosovës dhe unë respektoj rolin kushtetues të presidentit për këtë çështje. E rëndësishme është që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë ku të gjithë qytetarët mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur. Zgjedhjet do të reflektojnë edhe preferencat e qytetarëve. Prandaj na duhet edhe një zgjidhje politike“.

”Në këtë kontekst, vendimi i KQZ-së për shtyrjen e afatit për paraqitjen e listave është një vendim konstruktiv sepse na jep më shumë hapësirë dhe mundëson që mbledhja e Ohrit në datën 18 të mos mbahet nën presionin e këtij afati, por shpresojmë se do të ndihmojë. ne në një atmosferë krijuese që do të ishte e favorshme për gjetjen e një zgjidhjeje politike“, ka thënë Lajçak për ”Kossev“.

Lista Serbe kishte vendosur që të largohet nga institucionet, përfshirë edhe prej komunave veriore. Kjo bëri që Kosova të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri, poqë u kundërshtuan nga Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

SHPËRNDAJE