Dark Mode Light Mode

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për pezullimin e lojërave të fatit

22 Mars, 2019 Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohet pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkon nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Advertisement

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”. (M.A)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − 11 =

Previous Post

Krimi i Baselit ndaj nxënësit nga Kosova ka irrituar shqiptarët në Zvicër, por këto raste nuk guxojnë të luhasin marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane

Next Post

Kjo është gruaja 75 vjeçare nga Zvicra qe i’a mori jetën fëmiut 7 vjecar nga Kosova

Advertisement