Dark Mode Light Mode

Kur Astrit Dehari kërkonte nga protestuesit që mos të thyenin xhamat e ndërtesës së Qeverisë (Video)

Kur Astrit Dehari kërkonte nga protestuesit që mos të thyenin xhamat e ndërtesës së Qeverisë (Video)

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të vitit të kaluar.

Ndërkohë për vdekjen e tij, institucionet shtetërore kanë thënë se bëhej fjalë për vetëvrasje, gjë që mohohet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Astrit Dehari është “vrarë nga duart e pushtetit”.

Advertisement

Ndërkohë, përcjell Telegrafi, një video e protestave të 24 janarit të vitit 2015, ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale.

Në të shihet Astrit Dehari gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Momenti kur ka eskaluar protesta, ishin aktivistët e ‘Vetëvendosjes’ ata që tentuan t’i ndalin disa persona të cilët thyen xhamat e Qeverisë dhe të mos gjuajnë gurë në drejtim të Policisë. Në këtë video shihet qartë se aktivisti i VV-së, i sugjeron dhe i lut disa persona të mos gjuajnë gurë”, thuhej në përshkrimin e videos./gazetazeri

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × three =

Previous Post

Transparency International: Kosova prine për nga korrupcioni në Evropë. Po bëhet kancer për shoqerinë kosovare

Next Post

Deputeti shqiptar në Serbi, Prishtinës: Majft me premtime. Merrne Luginën ne Bruksel si pjesë e dialogut

Advertisement