Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka përshëndetur arritjen e tri marëveshjesve në mes palës Kosovare dhe Serbe të arritura në Bruksel.Marëveshjet ne fajlë kanë të bëjnë me lirin e lëvizjes, regjistri civil dhe njohjes  së  ndërsjelltë të diplomave.

Preshevë, 6 korrik/ AIK-Presheva Jonë  

Sipas kreut të komunës të gjitha marëveshjet paqësore ,shqiptarët e Luginës së Preshevës do ti përshëndetin.Ai gjithashtu ka konsideruar se është interes i joni që dy shtetet fqinje të mos kenë konflikte dhe probleme, por të arrihen kompromise që do të jenë në favor të stabilitetit dhe paqes në rajon ,me qëllim të përmbushjes së kritereve për antarsim në BE.Kryetari Mustafa po ashtu ka konsideruar se marëveshja e njohjes së diplomave ka qenë njëri dnër problmete më shqetsues të të rinjëvë në Luginë, dhe sipas tij kj marëveshje do të hapë rrugë dhe perspektive në të ardhmen.Ndërkaq në mediat Kosovare thuhet se palët janë dakorduar për pranimin e diplomave universitare dhe shkollore përmes certifikimit të tyre nga një palë e tretë, por marrëveshja përfundimtare pritet të arrihet në takimin e radhës në Bruksel. Dokumenti me tri marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë u është dërguar palëve nga Robert Cooper i cili ndërmjetëson në emër të BE-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Në anën tjetër Edita Tahiri dhe Borko Stevanoviç këtyre ditëve kanë dhënë deklaratë kontraverse sidomos kur është fjala për tabelat e automjetve dhe dokumentet e udhëtimit , por këto mosmarveshje pritet të detalizohen këtyre ditëve.(TVP)

SHPËRNDAJE