Dark Mode Light Mode

Kryetari i Kuvendit te Preshevës Sami Salihu priti publicistin dhe gazetarin nderkombetar nga Gjeneva Nefail Maliqin

Preshevë, 17 korrik -Njeriu numer nje ne Komunen e Presheves Sami Salihu sot ne kabinetin e tij ka pritur publicistin dhe gazetarin nderkombetar nga Presheva ne Gjeneve Nefail Maliqin, njeherit president i Asociacionit nderkombëtar te Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE- Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”.

Nga takimi i sotem te z.Salihu qe kishte  me gazetarin dhe publicistin tone te njohur  shqiptar nga Presheva Nefail Maliqi, gazetar disavjecar ne OKB, kane biseduar edhe per situaten politike dhe ekonomike ne Luginen e Presheves dhe Evropen juglindore si dhe rolin e mediave ne avancimin e proceseve demokratike me syni me proevropiane dhe euroatlantike.

Zoti Salihu ka shprehur shqetesuese eksodin e qytetarëve sidomos te rinjeve shqiptare nga Lugina e Presheves për shkak papunesise se madhe.

Advertisement

Njekohesisht kryetari i Kuvedit te Presheves z.Salihu me gazetarin tone te njohur ne Zvicer Maliqin biseduan edhe per rolin e diaspores shqiptare te cilet i quajti ambasador te vendit si dhe ingrimin e tyre ne shtetin helvetik dhe vendet tjera te BE-se.

Kryetari i Kuvendit te Preshevës ka vleresuar larte rolin dhe angazhimin e  gazetarit tone ne Gjeneve z.Maliqi  ne ngritjen dhe sensibilizimin e ceshtjes se Lugines se Presheves dhe asaj mbare shqiptare ne arenen  nderkobetare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 4 =

Previous Post

TONI-FIX në Preshevë, kompani profesionale dhe e suksesshme punuese (Gips) e lyerje-ngjyrosje te shtëpive klasike dhe moderne

Next Post

Shqiptari ne France e mbyte ne vend gruan e tij me një çekiç dhe më pas ben vetëvrasje, ja pse...

Advertisement