Dark Mode Light Mode

Kryetari i KKSH-së Shukri Ymeri uron Fitër Bajrami shqiptareve ne Luginen Presheves

Në emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Shukri Ymeri, uron të gjithë
besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit, përfundimin e Muajit të shenjtë
të Ramazanit.

Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime
të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e
mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë
për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë
nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.
Urime festën e Fitër Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane e në
veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na
pranojë të gjitha lutjet tona, si frymëzim për bashkim e bashkëpunim në ruajtjen,
kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

Nga i derguari special i “Presheva Jonë” në Moskë: Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit, Rusi 2018. Shqiptaret prezent

Next Post

Zhduket gazetari serb, i cili në një konference shtypi ne Mitrovice tha se "une e di se kush e ka vra Ivanovicin"

Advertisement