shaipLluk„Diaspora shqiptare, dihet, se ishte e do të mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut. Nuk mundem dot, që përpak minuta të numërojmë gjitha të mirat që ka bërë e që po bënë mërgata jonë“, tha ndër të tjera z.Kamberi pas takimit me disa “gastarbeiter” qe veprojne jashtë Kosoves Lindore

E shtuna zakonisht siç dihet është ditë pushimi, apo kur shumica e opinionit ishin drejtuar nga ekranet televizive për të përcjellur ndeshjen historike të futbollit, nëmes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Zvicrës, ndeshje e shumë përfolur, kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi, menjëherë pas kësaj ndeshjeje historike, kishte gjetur kohë dhe mundësi, të takoj një grup intelektualësh e afaristësh të Luginës që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë e diasporë.

Ky delegacion i përbërë nga Dr.Llukman Halili, president i Institutit Shkencor Helvetikë të Europës Juglindore me seli në Zvicër, Dr.Dergut Aliu, drejtor i spitalit më me zë në Kosovë e rrethinë „Lindja“, në Prishtinë, Dan Imeri, afarist e veprimtar i njohur, si dhe Dashnim Hebibi, poet ne Zvicer.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, falënderoi që të gjithë, që kanë gjetur mundësi të vijnë e ta takojnë dhe njëherit ta përgëzojnë. Delegacioni në fjalë, e uruan kryetarin Kamberi për suksese, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Dr.Burhan Halili. Gjatë takimit miqësor, presidenti dhe drejtori i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore në Zvicër, e njoftuan kryetarin e sapo zgjedhur, për disa nga projektet e këtij instituti shkencor dhe në një të ardhme të shpejt, të kenë një bashkëpunim nëmes veti, kur dihet, se edhe kjo trevë shqiptare, Lugina e Preshevës, ka një numër shumë të madh të mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër e më gjerë.

Padyshim, z.Kamberi, ishte i hapur për bashkëpunim gjithmonë kur ka të bëj për të mirën e kësaj komune dhe duke e ditur rëndësinë e madhe që ka bërë mërgata shqiptare për Bujanoc, e në përgjithësi për të gjitha trevat shqiptare. Ai potencoi, se: „ Diaspora shqiptare, dihet, se ishte e do të mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut. Nuk mundem dot, që përpak minuta të numërojmë gjitha të mirat që ka bërë e që po bënë mërgata jonë. Edhe ne, po besoj shumë, se do të bashkëpunojmë edhe më shumë me mërgatën dhe do të hapim në zyre këtu në Bujanoc, që ka të bëj enkas për këtë pjesë të popullatës sonë“.

Bujanoci së shpejti me një zyre për diasporën

Presidenti dhe drejtori i këtij instituti shkencor, i propozuan kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, që të vizitoj më shpesh mërgatën nëpër ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë dhe përmes kësaj zyreje, të jetë një urë më e fortë bashkëpunimi, duke e ditur, se mërgata më nuk është vetëm si fuqi e krahut për të punuar, por edhe shkencës. Në mërgim, edhe shumë të rinjë dhe të reja, kanë arritur suksese dhe çmohen në ato shtete ku jetojnë, e pse të mos pranohen me ide për të mirën e vendit të të parëve.

Pra, të jenë më afër me vendin e të parëve dhe të kontribuojnë me dijen e përvojën që e kanë fituar në shtetet e zhvilluara. Kjo zyre, padyshim, do të jetë një lajm i mirë për të gjithë mërgimtarët tanë, kudo që jetojnë dhe veprojnë. Ndërsa Dan Imeri, afarist dhe veprimtar i dalluar, që është me prejardhje nga Tërnoci i Madh, e që jeton dhe vepron në Prishtinë, e uroi kryetarin Kamberi dhe i dëshiroi shumë suksese, duke u ndalur në ate, se Bujanocin ka dëshirë ta shoh mirë e më mirë dhe të vijnë gjithmonë lajme të mira nga ai vend.

Gjithashtu, z.Imeri potencoi se: „Duhet të jemi edhe më të bashkuar, e të ecim me energji pozitive për të mirën e përgjithshme, e sidomos për gjeneratën e re, duke e pasur parasysh, se në Bujanoc e rrethinë është një papunësi e madhe“. Ndërsa Dr.Dergut Aliu me prejardhje nga Bujanoci e që jeton dhe vepron në Prishtinë, drejtor i spitalit „Lindja“, më me zë në Kosovë e më gjerë, pasi e uroi kryetarin Kamberi, ai bashkëbisedoi edhe për gjendjen aktuale të shëndetësisë në Bujanoc dhe bëri një krahasim me punën që bëhet në Kosovë dhe në Bujanoc../ Përgaditi: Dahest LUMA (B.S)

SHPËRNDAJE