Dark Mode Light Mode

Kryeministri i Kosovës Isa Mustaf takon Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon

     Nev York UN, 25 shtator  (Nefail Maliqi)  –Ashtu siç kishim paralajmëruar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së  Ban ki – Moon është takuar sot me kryeministrin e Kosovës dr.Isa Mustafa, ne kuader te punimeve te sesionit te 71-te Asamablese pergjthshme ne Komebt e Bashkuara, kanë njoftuar sot zyrtaret e OKB- së agjencien e lajmeve “Presheva jonë”.
Nga ky takim me delgacon e Kosovës,  Sekretari i Përgjithshëm ka inkurajuar progresin e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më sot.Ata diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe trashëgimisëkulturore dhe fetare, dhe të lehtësuar pajtimin ndëretnik.Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Përfaqësuesin e tij Specialnë Kosovë, z Zahir Tanin, shef i Misionit të Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK), për të trajtuar këto objektiva të përbashkëta.“Presheva jonë” nga burimet  e saj  ka mësuar se nga  ky takim me shefin e OKB-së është  biseduar veç  per situatën aktuale në Kosovë, dialogun Kosovë-Serbi edhe per Asaocianin  e Komunave serbe, specialen dhe demarkacionin. Rreth ketyre dy temave te fundit shefi i OKB-së nuk eshte pronocuar


Advertisement
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + two =

Previous Post

U kputën tuj shetit Preshevë via Prishtine, Prishtina via Bruksel, tekstet shkollore e diplomat askund?!

Next Post

Kosovo Prime Minister dr. Isa Mustafa meets Secretary General Ban Ki-Moon

Advertisement