Dark Mode Light Mode

Krostatë me kos dhe marmalatë portokalli 

Krostatë me kos dhe marmalatë portokalli

Përbërësit për brumin me kos:

350 gr miell 00

120 gr kos

Advertisement

1 vezë

120 gr sheqer kaf

60 gr gjalpë

Pak kripë

Maja për ëmbëlsira, një lugë kafe

Lëkurë të grirë limoni

Për mbushjen:

Mund të përdorni marmalatë portokalli ose një reçel që keni të preferuar. Njësoj e mirë del edhe me nutela ose çokollatë të zezë të shkrirë.

Përgatitja:

Bashkoni të gjithë përbërësit e brumit dhe punojeni mirë deri sa të përftoni një brum të ngjeshur por jo shumë të fortë. Lëreni të pushojë për rreth një orë dhe më pas hapeni në tavën që do përgatisni ëmbëlsirën. Brumin që do të teprojë lëreni mënjanë për të bërë shiritat e sipërm të krostatës.

Në fundin e tavës, pra brumit, bëni disa shenja me pirun për të ndihmuar pjekjen e mirë. Shtoni marmalatën e portokallit (ose atë që keni zgjedhur). Shtoni sipër saj shirtiat e brumit. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 35 minuta. Lëreni të ftohet përpara se ta shërbeni.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 12 =

Previous Post

Halimi: Beogradi dhe Presheva cenon levizjen e lirë të shqiptarëve në Luginë dhe Maqedoni me bllokimin e kufitirit ne Miratoc

Next Post

Ne burgun e Hagës vdes edhe një kirminel serb, kesaj radhe nga Republika Serbe

Advertisement