Dark Mode Light Mode

PROTESTA E VV / Krejt Kosova ne Prishtine kunder nje njeriu. Kurti: Le t’i themi mjaft akrobatit Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti po mirëpritet me duartrokitje e brohoritje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, që është paralajmëruar si pika e fundit e takimit e protestuesve që po kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Protestuesit tashmë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” ku është paralajmëruar se do të ketë edhe muzikë.

“Me hajna nuk ka shtet”, “Albin Kurti”, “Luginën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”, janë vetëm disa nga parullat e protestuesve sot.

Advertisement

Kurti për vizitën e Thaçit në Ujman: Gjeste dhe inskenime komike që mund të kenë pasoja të rrezikshme

ImageKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, nga sheshi i Prishtinës ka reaguar ndaj vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në veriun e Kosovës sot.

I pyetur nga media, Kurti e ka quajtur “gjest dhe inskenim komik” të Thaçit, vizitën e tij te liqeni i Ujmanit sot në veri të Mitrovicës.

Vizita e Thaçit në veri është e para e realizuar nga një president i Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

Por Kurti ka thënë se Thaçi sot tregoi që është pa popull.

“Protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave dhe kundër akrobacioneve dhe lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon që populli e do Republikën dhe është  e vendosur që ta shpëtojë nga aventurat e tij. Ai bënë inskenime në kushte kur është në këmbë një komb, kjo tregon që është tepër i brishtë dhe tepër i brengosur për karrigen e tij”, ka thënë Kurti.

“…ky president nuk ka mandate nuk ka platformë, nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet . Sot u pa që nuk ka as popull, populli është këtu në sheshin e Republikës ndërkohë që ai bënë gjeste dhe inskenime që realist janë komike por duhet patur kujdes se mund të kenë pasoja të rrezikshme”, ka thënë kreu i VV-së, Albin Kurti nga protesta.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se protesta e sotme është mbrojtje e republikës dhe se kjo protestë tregon që populli nuk i nënshtrohet një njeriu si presidenti Thaçi, të cilin e ka quajtur akrobat.

“Betejat politike i ka gjeste personale. Kjo protestë tregon që një popull nuk i nënshtrohet një njeriu dhe se ne duhet ta mbrojmë Republikën. Akrobacionet janë marrëveshje skenike e tij me Vuçiqin. Le të bëhemi bashkë për republikën dhe le t’i themi mjaft këtij akrobati që po rrezikon edhe çlirimin dhe pavarësinë”, ka thënë Kurti.

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje tanimë kanë nisur marshin protestues nga Biblioteka Kombëtare drejt sheshit ‘Skënderbeu’.

Aty po shihen me mijëra protestues.

Image

Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur protestën në Prishtinë, ku ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve.

Masa është tubuar para Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar drejt qendrës së Prishtinës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =

Previous Post

Ilir Meta dhe Muharrem Salihu nga Medvegja ne SHBA, priten nga kreu i "Vatrës" ne New York

Next Post

Pas Vucicit, Thaci te Ujmani. Gazetari serb: Ata nga lart po na japin instruksione, ta kritikojme Thacin per ta ngritur lartë tek shqiptaret

Advertisement