Krahina e Preshevës e banuar kresisht me shqiptare mbetet ner viset me te diskriminuara ne Evrope. Nuk është shtruar në asnjë instanc si që është BE-ja apo OKB-ja diskriminimi i kësaj krahine. 

 

Shkruan: Refik HASANI

Nuk kan kontribuar  asnjëri e as tjetri  për Krahinën që përfshin komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës pasi është Rajoni më i  diskriminuar në Euvrop. Ky Rajon vazhdon të injorohet nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Jo që është zbatuar rezoluta nga Parlamenti i Kosovës me nr.04-R-011 i miratuar me  datën 06.06.2013,por

Është denigrim funksionimi i zyrës që është në Gjilan dhe ulje në këtë rast me ingirenca dhe kompetenca të nivelit lokal përkatësisht që Komuna e Gjilanit të brengoset për kauzën e kësaj krahine. Komuna e Gjilanit të angazhohet për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit.

Asnjë brengosje nga gjashtë legjislaturat e Parlamentit të Kosovës pasi deri më tani mbi 10 mijë qytetarë të këtij Rajoni kan mbetur qytetar të askujt, nuk posedojn  dokumenta  të Kosovës e as të Serbisë. Prishtina zyrtare nuk ka ngritur çështjen në nivelin e bisedimeve me Beogradin.

Nuk është shtruar në asnjë instanc si që është BE-ja apo OKB-ja diskriminimi i kësja krahine. Nuk është debatuar që Serbia shkel  të gjitha aktet edhe konventat  ndërkomnbëtare pasi  na çregjistron dhe na shlyen nga rexhistri dhe evidenca neve qytetarët të këtyre tri komunave.

Prishtina asnjë herë nuk është dekalaruar zyrtarisht lidhur me Referendumin e mbajtur me datën 1 e 2 mars 1992, për Marrëveshjen e Konçulit, për denimin nëpër gjygje të kurdisura politike ndaj aktivistëve,intelektualëve dhe ushtarëve të UÇPMB-ës.Ende Prishtina zyrtare nuk ka ndonjë qëndrim të ndërtuar lidhur me çështjen e pazgjidhur të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Nuk është zgjidhur ende çështja e përdorimit të Abetares, nostrfikimi i diplomave ka ngecur,nuk jan ndarë mjete  përveq 50-mijë euro çka tjetër ka ndihmuar Prishtina zyratare këtë Krahinë që gjithnjë po bashatiset në mënyrë ashtu të heshtur.

Nuk kan asnjë platform,strategji  lidhur si të gëzojn të drejtat e tyre individuale dhe kolektive, nganjëher bien në kundërshti se njëri është për shkëmbim e tjetri  krejtë diçka tjetër, etj.

Medvegja,Bujanoci dhe Presheva ishin dhe mbetën të  diskriminuar dhe pa asnjë përkudesje institucionale nga gjashtë legjislaturat e Parlamentit të Kosovës. Prandaj as  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, as nënkryetari i LDK-ës, njëherësh Kryetari i Gjilanit, z.Lutfi Haziri apo ndonjë Kryeministër,Kryparlamentar apo President i Republikës së Kosovës nuk kan kontribuar por këtë krahinë, por vazhdojn  me diskursin e njëjtë të zënë ngoje sa herë që ju duhet si kartë politike kjo krahinë.

SHPËRNDAJE