Dark Mode Light Mode

Kosovë, gjendet i vrarë ish-ushtari i UÇK, Arsim Berisha

Një ish-ushtar i UÇK u gjet i vdekur sot. Policia tha se pranë trupit të të ndjerit, Arsim Berisha (33), është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc të Rahovecit. Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës në Prizren, në orët e para të datës 6 maj, në Drenoc të Rahovecit është gjetur i vrarë Arsim Berisha (33). Pranë trupit të të ndjerit është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje. Arsimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe sipas burimeve familjare, kohëve të fundit është përballur me kriza financiare, kurse që nga paslufta ka qenë i papunë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc. Organizata e veteranëve të UÇK-së në Rahovec ka paralajmëruar ceremoni të organizuar të varrimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së Arsim Berisha.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − 4 =

Previous Post

BUJANOCI MBETET I SHQIPTARËVE...

Next Post

Shumë seksi për të qenë 51 vjeçe, sensuale Rita Rusic (fotot)

Advertisement