Gjenevë, 2 shkurt  –

-ITU po ashtu sot ka demantuar  në Gjenevë se “nuk i kemi dhënë Kosovës kodin 383. Prishtina serish po manipulon me emrin e ITU-s me qytetaret e saj, thanë zyrtarët e ITU-së në Gjenevë.

“Për ketë kod që po flisni, pyetni Tahirin dhe Gjuricin se ku e kane gjetë, sepse ne nuk e kemi atribuuar për Kosovën..”,  ka thënë sot, shefi për komunikim me mediat në selinë e UIT-së në Gjenevë, Dimitry Leger për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas zyrtarit te ITU-së ne Gjenevë “Kod i Kosovës me shifrën 383 siç po thuani ju, mund t ju konfirmojmë  ne emër te Unionit Nderkombëtar teTelekominikacionit  se ky kod nuk është dhëne nga ITU..”

Se a mund te përgjohet ky numër i telefonit zyrat e ITU-s kane pohuar se po, meqë ky kod është i Serbisë. Spiunazhit ne Kosovë tash e tutje do t’i ndihmojë edh me shumë ky kod i telefonisë serbe ne Kosovë.   “Në Kosovë ka qindra spiunë apo agjentë serbë, kështu ka thënë eksperti i sigurisë dhe ish pjesëtari i Inteligjencës, Fadil Kajtazi. Sipas tij shërbimi inteligjent serb është dhe janë agjentët rusë ata që kanë qasje në Kosovë në mënyrë indirekte.

Ndryshe ditë me pare edhe gazeta prestigjioze evropiane  “Le Monde” përmes një shkrimi  i jep fund debatit për kodin e telefonisë për Kosovën, prefiksi +383 është i Serbisë!

Le Monde: Operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovën për t’u bashkuar me Serbinë pa përdorur fare kodin serbë!

Ne shkrimin e sotëm gazeta e njohur evropiane “Le Monde” në një shkrim të vetin enkas për kodin e +383 me fluskën e Edita Tahirit, duke demantuar këtë.

Disa operatorë mobilë serbë ishin aktivë në pjesën veriore të vendit, ku shumica e anëtarëve të minoritetit serb janë të përqendruar  ose rreth 5% të popullsisë, shkruan “Le Monde”. Sipas kësaj gazete, pas gjashtë viteve të negociatave, autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës me ne fund kanë arritur një marrëveshje, qe Serbia shtrinë rrjetin e vetë, përmes  kodit telefonik + 383 edhe në Kosovë.

Konkretisht, qytetarët e Kosovës për të telefonuar nga jashtë duhet formuar numrin + 383. Por kjo nuk do të jetë e nevojshme për qytetarët e Serbisë që duan të thirrin në Kosovë apo ata të Kosovës që duan të thërrasin në Serbi (?!), ka shkruar gazeta prestigjioze “Le Monde” duke shtuar se “operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovën për t’u bashkuar me Serbinë pa përdorur fare kodin serbë (“Concrètement, le Kosovo sera joignable depuis l’étranger en composant le + 383.  Mais il ne sera pas nécessaire de composer ce code à partir de la Serbie. L’opérateur serbe pourra également permettre à ses utilisateurs au Kosovo de joindre la Serbie sans utiliser l’indicatif serbe).

Për fund një nga zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtar në Gjenevë duke folur për kodin e telefonisë kane pohuar se nuk është hera e parë se disa nga Prishtina manipulojnë me emrin e UIT-së.

SHPËRNDAJE