Prishtinë, 23 mars -Kosova ka kthyer prapa një maune me produkte të Serbisë, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë autoritetet doganore. para se t’i praptoj Vetvendosja. Aktivistet e vetevndosje i kane deklaruar agjencise se lajemeev “Presheva jonë” kane falnderrur oficeret epikes doganote për kete akt qqwe “nuk na qiten pune”
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunen e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Stavileci.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.